LAJMI I FUNDIT:

Rama pritet nga Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel

Rama pritet nga Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot videon e pritjes në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në videon e postuar në Facebook, Rama shihet teksa takohet me Stoltenberg dhe së bashku dalin edhe në foton e rastit në zyrat e NATO-s.

Pjesë e bisedimeve mes Ramës dhe Stoltenberg pritet të jetë situata e krijuar pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe baza e re e NATO në Shqipëri.


Disa ditë më parë, kreu i qeverisë, deklaroi se pjesë e projektit të ri të portit të Durrësit do të jetë një bazë ushtarake e Aleancës së Atlantikut të Veriut që do të ketë një vlerë të madhe strategjike për Shqipërinë. /Telegrafi/