LAJMI I FUNDIT:

Stresi flet për herë të parë për rrahjen e kundërshtarit të tij: Isha i kërcënuar, i dërgova videon Prokurorisë por ata nuk u morën me rastin

Stresi flet për herë të parë për rrahjen e kundërshtarit të tij: Isha i kërcënuar, i dërgova videon Prokurorisë por ata nuk u morën me rastin

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, së fundmi u bë kryetemë e mediave lidhur me një video e cila qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale.

Videoja në fjalë paraqiste reperin duke xhiruar një video, ku shihej duke u sulmuar kundërshtari i tij, Arben Simoni i njohur me nofkën BMT.

Reperi tropojan përmes një lidhje direkte në Instagram të zhvilluar me reperin Kozak, ka folur për herë të parë mbi këtë çështje.


Ai ka thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa ndaj tij duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që ia ka bërë.

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, thotë Stresi ndër të tjerash.

Publikohet video e dhunshme e reperit Stresi, duke rrahur në veturë kundërshtarin e tij
Lexo po ashtu Publikohet video e dhunshme e reperit Stresi, duke rrahur në veturë kundërshtarin e tij

Tutje, i njëjti shtoi se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, gjersa ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.

“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj.

Kujtojmë që konfliktet mes reperëve dhe personazheve publike në Shqipëri janë të shumta kohëve të fundit dhe nuk janë të pakta rastet që kanë përfunduar deri edhe në konfrontime fizike. /Telegrafi/

(Kujdes: Videoja përmban fjalor të papërshtatshëm për moshat nën 16 vjeç)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori