Ditën e djeshme Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për projektin e Butrintit, i kundërshtuar fort nga opozita.
Lidhur me këtë vendim, Presidenti Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka thënë se është e papranueshme që shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi për pasuri të tilla dhe të ia kalojë ato privatit.
“Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme e regjistruar në listën botërore të UNESCO-s. Sipas Konventës së Trashëgimisë, përgjegjësia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në organizatat jo-qeveritare, por mbetet te shteti. Shteti nëse do ta aplikojë këto formë të re, do të duhet ta ruante të palëkundur, të zotëronte dhe të drejtën e vetos në funksion të respektimit të Kushtetutës”, ka thënë Meta.
“Duhet të bëhej në përputhje me përgjegjësitë shtetërore e jo të fragmetizuara në plane 10-vjeçare. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij”, ka shtuar Meta.
“Nëse qeveria sot deklaron mos garantimin në perspektivë të vlerave, si mund ta garantojë atë me një pjesëmarrje në një fondacion ku rolin dhe vendimmarrjen e ka të kufizuar? Presidenti nuk është kundër bashkëpunimit shtet-privat”, sipas Presidentit.
“E papranueshme logjika që për një pasuri me vlera kaq të larta për trashëgiminë kulturore, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi kur vetë shteti është futur në një formë ku nuk zbaton dot rolin kontrollues. Për një pasuri me vlera të tilla duhej marrë një komunikim i ngushtë me të gjithë. Mungesa e transparencës është evidentuar nga ish-anëtarë të bordit të përzgjedhur”, sqaron Meta.
“Asgjë e keqe nuk mund t’i vijë Kuvendit nga diskutimet, nga konsulta. Kjo është e papranueshme pasi ajo që po jep shteti është një pasuri publike duhet të mbikëqyret si nga auditues ndërkombëtarë ashtu dhe nga KLSH. Kjo do të garantonte mirë-administrimin e të ardhurave”, shton Presidenti.
Në Parkun e Butrintit do të bëhet investim nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, zonë e cila krahas aktivitetit ekonomik tha se do të kthehet në hartën e parqeve pa karbon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kristof Le Rigoler: Nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të eurointegrimeve
LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë