Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka folur për vizitën që ua bëri ditë më parë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët gjenden në paraburgim, në Hagë.
Konjufca, para se të zhvilloj një takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në një prononcim për media ka treguar se i ka takuar të gjithë gjatë vizitës së tij në Hagë dhe siç tha ai të gjithë ishin shumë mirë me shëndet.
Kryetari i Kuvendit tregoi se ata janë të pakënaqur në lidhje me procesin gjyqësor.
“Vizitova Thaçin, Veselin, Krasniqi, Selimin dhe po ashtu Gucatin, Haradinaj dhe Shalën. Siç e dini për Salih Mustafën është një proces më i ndërlikuar, ai ka qenë në një izolim deri para një muaji. Të gjithë që i pash janë shumë mirë me shëndet, kanë vullnet dhe janë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që po pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura, për të cilat nuk ka asnjë mekanizëm të ankesës”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk është në kontroll të askujt.
“Në këtë kuptim, ata janë të pakënaqur, siç është dhe populli i Kosovës, për aktakuzat që po rëndojnë mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së, të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë Konjufca”.
Ai tutje shtoi se kjo është një gjykatë që nuk haset askund në botë, siç potencoi ai është “sui generis”.
“Ishte një vizitë e rëndësishme dhe e domosdoshme sipas mendimit tim. Kuvendi ishte themelues i Gjykatës Speciale. Kjo është një gjykatë që nuk haset askund në botë, është ‘sui generis’. E kemi kritikuar dhe e kemi kundërshtuar, pasi qysh në pikënisje ka lind me një probleme që është kundërshtuar vazhdimisht. Kjo gjykatë është themeluar për krime të pretenduara të UÇK, kjo është një defekt i madh të cilin e kemi kritikuar vazhdimisht. Në Kosovë ka ndodhur gjenocid mbi popullin e pafajshëm. Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovë janë vrarë në Kosovë. Rreth 20 mijë gra janë të dhunuara në Kosovë si dhe dëmet janë dhjetëra miliona…”, tha ndër të tjera Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë