Nga: Marion Van Renterghem / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Në vjeshtën e vitit 2018, teksa merrte hov Lëvizja e Jelekëve të Verdhë, Emmanuel Macron u përball me një krizë në Francë që gjithashtu përfaqësonte dështimin e tij personal politik. Pak më shumë se një vit më parë kishte hyrë në Elize, si i zgjedhur nga një agjendë centriste, social-liberale, pro-evropiane. E mishëronte kundërshtimin e ashpër ndaj populizmit kombëtar, por tani shihet si presidenti në kohën e të cilit populizmi po rritet në Francë. Atë kohë e shkrova një artikull në Guardian, duke pyetur nëse liderët centristë dhe antipopulistë po krijojnë terrene të mbarështimit të atyre populistëve që ishin betuar se do t’i mundnin. Në fund të fundit, Barack Obama u përcoll nga Donald Trumpi. Në Itali, Matteo Renzi e prodhoi Matteo Salvinin. Në Mbretërinë e Bashkuar, një qeveri e koalicionit konservator-liberaldemokratik post-blerist, e prodhoi Brexit-in. E pra, çfarë pas Macronit?
Përgjigja erdhi më 24 prill të këtij viti: pas Macronit, Macroni. Por, cili Macron? Dhe me çfarë kostoje? Pas pesë vjetëve në pushtet dhe nisjes së një mandati të dytë, presidenti i cili më 2017 u zotua të “bëjë gjithçka për të qenë i sigurt që të mos keni më arsye për t’i votuar ekstremet”, më 12 qershor përballet me raundin e parë të zgjedhjeve legjislative, në një peizazh si asnjëherë më parë të ndarë dhe ekstrem politik.
Vendi është i ndarë në katër blloqe të papërshkueshëm nga uji, që në dukje nuk janë në gjendje të flasin me njëri-tjetrin. Kemi një të djathtë të forcuar ekstreme: Marine Le Pen ka marrë 2.7 milionë vota më shumë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, sesa më 2017. E majta radikale është gjithashtu më e fortë. Euroskeptiku i së majtës, Jean-Luc Mélenchon, doli i treti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe e ka imponuar veten si njeriu i fortë i së majtës dhe i të gjitha fraksioneve konkurruese të saj. Kemi një bllok abstenues ekstrem, një shprehje të lodhjes publike, indiferencës dhe/ose refuzimit të dhunshëm të politikës, si dhe një qendër ekstreme, një kombinim i së djathtës dhe së majtës që është krijuar rreth Macronit.
Fraza kryesore “en même temps” (që afërsisht do të thotë “në të njëjtën kohë”), të cilën Macroni e përdori në mënyrë të përsëritur në fushatën e tij të parë zgjedhore për të përcjellë premtimin se mund të bashkëjetojnë dy ide – në dukje kontradiktore – tashmë ka arritur ta definojë makronizmin. Slogani shumë i ka shërbyer. Ia doli me sukses të jashtëzakonshëm të bëhet presidenti më i ri në historinë e Republikës Franceze dhe të dy herë të zgjedhet me premtimin e paqartë të një qendre të madhe reformiste pro-evropiane që nuk është as djathtas as majtas – një lloj i mënyrës së tretë të blerizmit, por pa makinerinë apo mbështetjen e një partie të madhe. Manifesti “En Marche” i makronizmit ishte, në thelb, vetë Macroni.
Lëvizja e Macronit i vampirizoi partitë tradicionale – të djathtën, të majtën dhe të gjelbrit. U zgjodh sepse ishte rruga e mesme e arsyeshme për një vend të brishtë demokratik. Por, vetë Macroni ndihmoi në përshpejtimin e këtij polarizimi të Francës. Në përpjekjen për të hequr linjat ndarëse të partive të vjetra, misioni i tij i madh centrist, “në të njëjtën kohë”, thithte ajrin në të dyja anët e terrenit të qendrës politike, duke mos lënë oksigjen për asgjë – përveçse të majtës radikale dhe ekstremit të djathtë.
Në ceremoninë solemne zyrtare të Macronit II, në “sallën ceremoniale” të Elizesë, gjatë muajit të kaluar, dy nga viktimat e vampirit qëndruan në rreshtin e parë, mes qindra të ftuarve tjerë. As François Hollande dhe as Nicolas Sarkozy nuk shfaqën ndonjë gëzim pse ishin atje. Asnjëherë më parë, në historinë e Republikës së Francës, nuk ka pasur një, e lëre më dy ish-presidentë që të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kreut të sapozgjedhur të shtetit. As dy ish-rivalë nga e djathta dhe e majta nuk u kishin bërë më parë thirrje votuesve për t’i mbështetur. Hollande dhe Sarkozy e bënë këtë vit, për arsye të ndryshme: njëra për ta bllokuar Le Penin, tjetra për të qenë të sigurt se do të përfaqësohen idetë konservatore. Ndoshta më e rëndësishmja ishte se dy partitë kryesore të qendrës të mishëruara nga këta ish-presidentë, të cilat për dekada dominuan në jetën politike franceze, u zhdukën nga niveli kombëtar. Macroni u rizgjodh mbi kufomat e tyre.
Por, ne ende nuk e dimë se kush është Macroni. Rrudhat e mëdha horizontale në ballin e tij dhe flokët më të rralla japin njëfarë pasqyre për pesë vjetët e krizës që shënuan mandatin e tij të parë, që nga Jelekët e Verdhë e deri te koronavirusi e tek lufta e Putinit në Evropë. Në fjalimin e tij të inaugurimit të 7 majit, u zotua ta rikrijojë veten nga fuqia e mandatit të ri vendimtar që i është besuar nga populli. I vetëdijshëm se sa i sharë është në mesin e grupeve të caktuara të votuesve francezë – madje edhe prej shumë mbështetësve të tij që janë të ngopur me veprimin e tij fund e krye jupiterian – nga paaftësia e tij për të deleguar dhe me prirjen e tij për të vepruar prapa dyerve të mbyllura, ai gjithashtu premtoi “një metodë e re”.
Krejt i ri, pra. Por, për çfarë qëllimi? Ky president, aq i shkëlqyer saqë ne ta rikthejmë në bis, është çuditërisht ai që ne më pak e kuptojmë. Kontradiktat e tij nënkuptojnë se ai mund të jetë liberal ekonomik dhe një statist “en même temps”. Ndonjëherë është teknokrat, duke mos shfaqur asnjë interes të dukshëm për shoqërinë, qëndrim ky që fillimisht i tërboi Jelekët e Verdhë, dhe ndonjëherë është më socialist se çdo kryetar i mëparshëm i shtetit francez, duke e detyruar vendin me “çdo gjë që duhet” për t’i kufizuar efektet e krizës së koronavirusit.
Ai me vendosmëri është kundër ekstremeve nacionaliste-populiste të së djathtës dhe të majtës, megjithatë i rreshtuar me ta në praktikën e tij të pushtetit egocentrik.
Janë pragmatike të dy versionet e Macronit. Përshtaten me rrethanat, bazuar në disa bindje të palëkundura: Evropa, identiteti i tyre kryesor politik është e vetmja fushëbetejë në të cilën nuk do të bëjnë kompromis. E nxisin biznesin, punën, emancipimin individual. Të dy kanë arritur ta bëjnë papunësinë gjë të së kaluarës dhe e kanë imponuar vizionin për një Evropë më sovrane.
Por, tani Macroni duhet të zgjedhë mes identiteteve të tij të ndryshme, nëse ai dhe koalicioni i tij i riemërtuar i qendrës së djathtë duan ta fitojnë shumicën për të qeverisur në mënyrë efektive dhe për t’u përballur me krizat e shumta dhe konvergjente: kolapsi i fuqisë blerëse, inflacioni, deficiti kolosal i jashtëm, rritja e ultë, kohezioni i thyer social, tranzicioni energjetik dhe lufta në Ukrainë.
Jean-Luc Mélenchon ka krijuar një aleancë të majtë për ta sfiduar Macronin në Parlament, në një pakt që lidh Partinë Socialiste, të Gjelbërit dhe Partinë Komuniste. Unioni i Ri Ekologjik dhe Social i Popullit, ose Nupes – siç quhet blloku i Mélenchonit – në situatën aktuale mund të fitojë lehtësisht 160-200 nga 577 vendet e Asamblesë Kombëtare (289 vende është pragu që i duhet Macronit për shumicë absolute). Nupes-i ka disa tipare të ngjashme me të djathtën ekstreme, përfshirë refuzimin e “elitës” dhe “sistemit” – dhe, në disa raste, euroskepticizmi i ngjyrosur me një butësi të pasigurt ndaj Putinit. Edhe nëse Macroni i siguron votat e mjaftueshme për të qeverisur në mënyrë efektive, mund të presim që kundërshtarët e tij të shumtë të guximshëm të jenë shqetësues dhe të zhurmshëm si në Parlament ashtu edhe në rrugë.
Por, cili Macron do të përgjigjet? Ai çuditërisht ka munguar dhe ka qenë i heshtur gjatë gjithë kësaj fushate. Mandati i tij i dytë duket po aq i brishtë, aq sa edhe rizgjedhja e tij spektakolare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë