Nga: James Landale, korrespondent diplomatik / BBC
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Frika e hershme e pushtimit të shpejtë u pasua nga tërheqja ruse dhe nga rezistenca e Ukrainës. Ukraina tashti po përballet me ofensivën më të përqendruar ruse në lindje.
Por, 100 ditë më vonë, ku mund të shkojë kjo luftë?
Këta janë pesë skenarët e mundshëm – që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, por që të gjithat janë përbrenda kufijve të besueshmërisë.
1: Lufta e stërzgjatur
Lufta mund të vazhdojë për muaj të tërë – nëse jo me vite – teksa forcat ruse dhe ukrainase e zvogëlojnë gradualisht forcën e njëra-tjetrës.
Momentumi zhvendoset andej-këtej teksa të dyja palët realizojnë fitore dhe humbje. Asnjëra palë nuk është e gatshme të dorëzohet. Presidenti rus, Putini, gjykon se mund të përfitojë duke e demonstruar durimin e vet strategjik, duke luajtur kumar se vendet perëndimore do të vuajnë nga “lodhja e Ukrainës” dhe se do të fokusohen më shumë te krizat e veta ekonomike dhe te kërcënimi që vjen prej Kine.
Megjithatë, Perëndimi po dëshmon se është i vendosur dhe vazhdon ta furnizojë Ukrainën me armë. Janë krijuar linjat e përkohshme të luftës. Lufta gradualisht bëhet konflikt i ngrirë, “luftë e përjetshme”.
Mick Ryan, gjeneral australian në pension dhe strateg ushtarak, thotë: “Në aspektin afatshkurtër, nga të dy palët ka pak gjasa për fitore shkatërrimtare operacionale ose strategjike. Asnjëra palë në luftë nuk ka demonstruar se ka aftësi për ta dhënë goditjen vendimtare strategjike”.
2: Putini e shpall armëpushimin
Po sikur presidenti Putin ta befasojë botën me armëpushim të njëanshëm? Mund t’i mbajë territoret e pushtuara dhe ta shpallë “fitoren”.
Mund të pretendojë se “operacioni i tij ushtarak” është realizuar: se janë të mbrojtur separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbas; se u krijua korridori tokësor për në Krime. Më pas mund të luftojnë në nivelin moral, duke bërë presion mbi Ukrainën që ta ndalë luftën.
“Kjo është dredhia që në çdo kohë mund të përdoret nga Rusia, nëse dëshiron ta materalizojë presionin evropian ndaj Ukrainës për t’u dorëzuar dhe për hequr dorë nga territori, në këmbim të paqes joreale”, thotë Keir Giles, ekspert për Rusinë në institutin “Chatham House”.
Tashmë në Paris, në Berlin dhe në Romë janë dëgjuar deklaratat: nuk ka nevojë për ta zgjatur luftën, është koha për t’ia dhënë fundin dëshpërimit ekonomik global, le ta shtyjmë para armëpushimin.
Kjo megjithatë do të kundërshtohej nga ShBA-ja, nga Britania e Madhe dhe nga pjesa më e madhe e Evropës Lindore, ku politikanët besojnë se pushtimi i Rusisë duhet të dështojë për hir të Ukrainës dhe të rendit ndërkombëtar.
Pra, armëpushimi i njëanshëm rus mund të ndryshojë narrativën, por jo t’ia japë fundin luftimeve.
3: Pati në fushëbetejë
Po sikur Ukraina dhe Rusia të arrijnë në përfundimin se nuk mund të bëjnë asgjë më shumë në aspektin ushtarak dhe të hyjnë në bisedime për zgjidhje politike?
Ushtritë e tyre janë të rraskapitura, nuk kanë fuqi punëtore dhe as municione. Çmimi i paguar me gjak dhe pasuri nuk e justifikon më luftën e mëtejshme. Humbjet ushtarake dhe ekonomike të Rusisë nuk janë të përballueshme. Populli ukrainas është i lodhur nga lufta, duke mos dashur të rrezikojë më shumë jetë për fitoren përjetësisht të pakapshme.
Po sikur lidershipi në Kiev – duke mos i besuar më mbështetjes së vazhdueshme perëndimore – të përcaktohet se ka ardhur koha për të biseduar? Presidenti amerikan Joe Biden pranon haptas se qëllimi i Amerikës është që Ukraina të jetë “në pozicionin më të fortë të mundshëm, në tryezën e bisedimeve”.
Por, për shumë muaj mund të mos ketë pat në fushëbetejë dhe çdo zgjidhje politike do të ishte e vështirë, kjo hiç më pak se për shkakun e mungesës të besimit të Ukrainës ndaj Rusisë. Marrëveshja e paqes mund të mos zgjasë dhe mund të pasohet nga më shumë luftime.
4: “Fitorja” për Ukrainën
A mundet Ukraina – përkundër parashikimeve të tashme – të arrijë diçka më pranë fitores? A mund t’i detyrojë Ukraina trupat ruse të tërhiqen atje ku ishin para pushtimit?
“Ukraina patjetër se do ta fitojë këtë luftë”, ka thënë këtë javë për televizionin holandez, presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky,.
Po sikur Rusia të mos e pushtojë gjithë Donbasin dhe të pësojë më shumë humbje? Sanksionet perëndimore e kanë goditur makinën luftarake të Rusisë. Ukraina kryen kundërsulme, duke i përdorur raketat e saj të reja me rreze të gjata, duke rimarrë territore ku shtrihen linjat e furnizimit rus. Ukraina e transformoi ushtrinë e saj nga një forcë mbrojtëse në forcë sulmuese.
Ky skenar është mjaft i besueshëm që krerët politikë të shqetësohen, që tash, për pasojat e kësaj. Nëse Putini përballet me disfatën, a mund të eskalojë duke i përdorur, potencialisht, armët kimike ose bërthamore?
Kohët e fundit, Historiani Niall Ferguson – në një seminar në “Kings College” në Londër – ka thënë: “Më duket e pamundur për Putinin që ta pranojë disfatën konvencionale ushtarake kur e ka opsionin bërthamor”.
5: “Fitorja” për Rusinë
Po një “fitore” e mundshme ruse?
Zyrtarët perëndimorë theksojnë se Rusia, përkundër pengesave fillestare, ende planifikon ta pushtojë kryeqytetin, Kievin, dhe ta nënshtrojë pjesën më të madhe të Ukrainës. “Ato objektiva maksimaliste nuk ndryshojnë”, ka thënë një zyrtar.
Rusia mund të përfitojë nga fitoret në Donbas, duke i lirojë forcat për t’i përdorur diku tjetër, ndoshta duke e synuar edhe një herë Kievin. Po ndihet efekti i përparësisë së rusëve në numra. Forcat ukrainase vazhdojnë të vuajnë.
Presidenti Zelensky tashmë pranon se deri në 100 ushtarë ukrainas po vdesin dhe se 500 të tjerë plagosen për çdo ditë.
Populli i Ukrainës mund të ndahet, disa të duan të luftojnë, të tjerët që ta ndalin luftën. Disa shtete perëndimore mund të lodhen duke e mbështetur Ukrainën. Por, po ashtu, nëse ata mendojnë se Rusia po fiton, të tjerët mund ta dëshirojnë eskalimin.
Një diplomat perëndimor më ka thënë privatisht se Perëndimi duhet ta testojë një armë bërthamore në Paqësor, si paralajmërim për Rusinë.
E ardhmja e kësaj lufte ende nuk është shkruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë