Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
Alt në një deklaratë për DW-në tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.
“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiq po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.
Serbia dhe Rusia forcojnë partneritetin
Në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti serb, ra dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet furnizime me gaz nga Rusia. Po ashtu Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas betimit në Kuvendin e Serbisë, në fjalimin e tij theksoi se “dëshiron të jetë president i të gjithëve dhe për të gjithë dhe se do të bëjë gjithçka në interesin më të mirë të Serbisë”.
Ai gjatë betimit të tij nuk ka lënë pa e përmendur edhe Kosovën.
“Betohem se do t’i bëj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”, ishte shprehur ai.
Ndërkaq, të dielën që lamë pas presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se vendi i tij kishte rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për furnizimin me gaz me ofruesin shtetëror të energjisë ruse, Gazprom.
Lajmi erdhi në një kohë të vështirë dhe duke e bërë këtë, Vuçiq krijoi një dhimbje koke të re për aleancën perëndimore anti-Putin dhe, veçanërisht, për Bashkimin Evropian.
Kështu vlerësohet në fillim të një analize të CNN, përcjell Telegrafi, sipas së cilës kjo ndodhi pikërisht në kohën kur në anën tjetër të kontinentit, krerët e shteteve të BE-së ishin në negociata rraskapitëse për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë