LAJMI I FUNDIT:

Kërcënonte dhe dhunoi një shtetase, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri

Kërcënonte dhe dhunoi një shtetase, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri
Foto: Ilustrim

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka kanosur dhe ka dhunuar një grua duke i kërkuar para.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, shërbimet e Policisë Lushnjë bënë kapjen e shtetasit E.T, 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, ka kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka njoftuar policia.


Në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash.

Shtetasi E.T iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori