LAJMI I FUNDIT:

​Polici vret kolegun brenda stacionit policor në Tiranë

​Polici vret kolegun brenda stacionit policor në Tiranë
Foto ilustruese

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sonte në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3 në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta.

Punonjësi i policisë Caush Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.


Ndërkohë, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është polici Ludian Zaimi.

Në komisariat mësohet se ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, njofton A2