LAJMI I FUNDIT:

KOSTT e padit Zyrën e Rregullatorit për Energji

KOSTT e padit Zyrën e Rregullatorit për Energji

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Në dokumentin që ka publikuar “Epoka e re”, KOSTT-i ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) që të anulohet neni 5 i Licencës nr. ZRrE/Li_15/17, sipas të cilit KOSTT-i obligohet t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Sipas padisë që KOSTT-i e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje administrative, ZRrE-ja në vazhdimësi ka injoruar kërkesat për kompensimin e humbjeve të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës.


“Prej vitit 2017, e këndej, në mungesë të të hyrave, sipas licencës në fjalë, KOSTT sh.a. në vazhdimësi është përballur me vështirësi për mbulimin e kostos financiare për humbjet e energjisë elektrike të shkaktuara në katër komunat në veri të Kosovës. Ndërkaq nga viti 2020 e këndej, KOSTT sh.a. është vënë në pozitë të vështirësive financiare dhe se pagesa e mëtejme e këtij obligimi do ta vë në pikëpyetje ekzistimin e kësaj ndërmarrjeje, ndoshta edhe falimentimin e saj”, është thënë në padinë e KOSTT-it.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) është duke u ballafaquar me kritika të ashpra nga opozita, pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kjo e fundit ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike. Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e ZRrE-së.

Opozita është duke kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së, madje PDK-ja ka dorëzuar padi kundër këtij bordi,  për shkak të vendimit të gjykatës në lidhje me tarifat e energjisë elektrike.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori