PSD për grevën e sindikatave të arsimit: Kërkesat e tyre, pos legjitime, të arsyeshme dhe të realizueshme
Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve në vend duke thënë se si rrjedhojë edhe pagave iu ka humbur vlera.
Në një njoftim për media thuhet se edhe reagimi institucional është i vonuar e i gabuar.
“Jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë. Brenda pak muajve të këtij viti çmimet e produkteve janë shtrenjtuar e si rrjedhojë edhe pagave iu ka humbur vlera. Përballë kësaj, reagimi institucional është i vonuar e gabuar. Masat që kjo qeveri ka ndërmarrë përballë krizës janë shtrënguese e konservatore – pikërisht e kundërta e nevojave të shumicës. Aq e vështirë jetesa sa, nga ky vend, nga këto kushte, nga kjo jetesë e vështirë. Nuk e gjejnë zërin e solidaritetit tek institucionet këtu por tek ‘tjetri’ i largët”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimin nga kjo parti thonë se në saje të papërgjegjësisë institucionale tash e dy ditë vendi përballet me greva të sindikatave, asaj të arsimit dhe të KEDS-it.
“Kërkesat e tyre, pos legjitime, janë të arsyeshme dhe të realizueshme; nga 100 euro rritje për çdo punëtor, kalimi i Ligjit të Pagave dhe zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore”.
Siç thonë nga kjo parti, këto kërkesa po hasin në rezistencë, pasi pritej që qeveria Kurti, si e majtë, natyrshëm t’i ketë aleat sindikatat.
“Çka sollën në fakt është një rend i ri veprimi, ku dialogu social shkatërrohet e sindikatat natyrshëm armiqësohen. Kështu vepruan kur kaluan ligjin për pagën minimale pa konsultim me kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera civile; si pak qeveri në botë. Kriza ekonomike po bartet në shpatullat e shumicës që kanë pak, teksa udhëhiqen nga një qeveri që nuk i përfill. Nevojitet ndërhyrje e shpejtë dhe urgjente që pasojat e krizës të zbuten e jetesa të lehtësohet. Prandaj, kërkesat e sindikalistëve duhet të miratohen”, thuhet në reagimin e PSD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë