Auditori gjen keqpërdorime të mëdha në Komunën e Zveçanit, stafi i komunës merr paga pa shkuar në punë

Komuna e Zveçanit po del se ka shkelur ligjet dhe rregulloret duke keqpërdorur paranë e komunës dhe Qeverisë së Kosovës. Askush nuk jep llogari për derivatet e shpenzuara, OJQ-të marrin para pa mbulesë dhe punëtorët nuk shkojnë në punë.
Këto janë vetëm disa nga të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Kosovës në këtë komunë, ku theksohet se në Zveçan, është lidhur kontratë për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, duke anashkaluar procedurat e prokurimit, por edhe u mbështetet financiarisht organizatat joqeveritare, pa publikuar thirrje publike. Pastaj, shpenzoi afër 16 mijë euro për derivatet pa dhënë askush raport. Kurse, 22 punëtorë nuk kanë shkuar në punë.
“Komuna e Zveçanit ka vazhduar t’i kryej pagesat e energjisë elektrike nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve, që për nga natyra i takojnë kategorisë së shërbimeve komunale. Janë bërë gjithsej shtatë pagesa në vlerë prej 6,668€. Në raportin e auditimit të vitit 2020 kjo çështje është trajtuar si Theksim i Çështjes, me qëllim që komuna të ketë vëmendjen për përmirësim. Shkaku kryesor i këtij problemi qëndron në mungesën e kontrollit të brendshëm adekuat që synon të përcaktojë problemin dhe t’i tregojë menaxhmentit nevojën për eliminimin e menjëhershëm të parregullsive. Pagesat e bëra nga një kategori joadekuate ndikojnë negativisht në klasifikimin e shpenzimeve në Pasqyrat Financiare të Komunës dhe si të tilla ofrojnë informata të pasakta për përdoruesit e PVF-ve. Kryetari duhet të sigurojë të ndërmerren të gjitha veprimet për të siguruar që shpenzimet të planifikohen në ndarjet apo rialokimet e duhura buxhetore dhe që pagesat dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhen në përputhje me kodet përkatëse ekonomike”, thuhet në raportin e Auditorit për vitin 2021.
Auditori në raport thekson se më 19 janar 2021, Komuna e Zveçanit ka nënshkruar kontratën për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, e cila është lidhur për një periudhë 36 mujore, me një çmim total prej 29,412 euro.
“Kontrata është nënshkruar duke anashkaluar procedurat e prokurimit. Gjatë viti 2021 janë kryer gjithsej 12 pagesa në vlerë prej 11,627€. Përveç nënshkrimit të kontratës pa procedura të prokurimit, komuna nuk ka rregullore të brendshme për shpenzimet e telefonisë mobile. Mangësia e lartpërmendur ka ardhur si pasojë e funksionimit të dobët të kontrolleve të brendshme. Komuna ende nuk mbledh të hyra nga taksat e pronës dhe lejet e ndërtimit dhe nuk ka miratuar rregullore të brendshme për tatimet, tarifat, taksat dhe ngarkesat për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët. Kjo ka ndodhur për shkak se komuna ende nuk ka vendosur politika për zbatimin e ligjit dhe nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për mbledhjen e të hyrave nga këto aktivitete që kanë një ndikim të rëndësishëm në nivelin e buxhetit komunal. Komuna ka filluar regjistrimin e ardhje/vajtjes së punëtorëve nga puna. Evidenca zbatohet që nga qershori i vitit 2021 dhe mbahet nga zyra e burimeve njerëzore. Mirëpo, Komuna nuk ka një sistem elektronik për të mbajtur evidence për ardhje/vajtje në punë për punonjësit e saj, por përdor lista të cilat nënshkruhen nga punonjësit për ta dëshmuar prezencën në punë. Nga mostrat e audituara, në kemi identifikuar së në 22 raste, punonjësit nuk janë nënshkruar në listat e ardhje/vajtje në punë gjatë vitit 2021.Komuna nuk ka një sistem elektronik për të mbajtur evidence për ardhje dhe vajtje në punë për punonëjesit e saj, por përdor lista të cilat nënshkruhen nga punonjësit për ta dëshmuar prezencën në punë. Nga mostrat e audituara në kemi identifikuar së në 22 raste punonjesit nuk janë nënshkruar në listat e ardhjes- vajtje në punë gjatë vitit 2021”, thuhet në raport.
Auditori po ashtu ka gjetur parregullësi edhe sa i përket shpenzimeve të karburantit.
“Shpenzimet e karburantit për vitin 2021 ishin në vlerë prej15,748€. Komuna ka përgatitur një projekt-rregullore për përdorimin e veturave zyrtare, por Kuvendi Komunal (KK) ende nuk e ka shqyrtuar këtë rregullore. Sa i përket evidencës së shpenzimeve të derivateve, Komuna ka përgatitur raporte për shpenzimet mujore të derivateve sipas departamenteve, por ende nuk ka të dhëna të detajuara për çdo automjet individual (nuk ka urdhër udhëtimi, nuk ka raporte për shpenzimet e karburantit për kilometrat e kaluara). Shkak është bërë mungesa e kontrollit mbi zbatimin e rregullave të përcaktuara në udhëzimin administrativ”, thuhet në raport.
Në raport theksohet se nga shqyrtimi i dokumentacionit, është vërtetuar se komuna më 27 korrik 2021 ka transferuar mjete për financimin e OJQ-së Shoqata e Invalidëve në vlerë prej 2,000 euro në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të miratuar më 26.05.2021.
“Mjetet janë transferuar pa shpallur thirrje publike, si dhe pa lidhur kontratë me përfituesin, me tutje OJQ-ja nuk ka dorëzuar raporte financiare dhe narrative kthyese. Shkak për këtë është mungesa e kontrolleve të brendshme adekuate për rrespektimin e procedurave dhe monitorimin e procesit të subvencionimit. Komuna nuk është audituar gjatë vitit 2021, edhe pse ka dërguar kërkesë në MFPT për nevojat e shërbimit të auditimit të brendshëm, por nuk ka shfrytëzuar mënyra të tjera të kryerjes së funksionit të auditimit të brendshëm siç thuhet në Nenin 4 të Rregullores së QRK-së – nr. 01/2019 si: Nëpërmjet një marrëveshjeje për sigurimin e shërbimit të auditimit të brendshëm nga një subjekt i sektorit publik tek një tjetër subjekt me miratimin paraprak të Ministrit të Financave; apo Nëpërmjet kontraktimit të një kompanie profesionale për kryerjen e auditimit të brendshëm, pas aprovimit të Ministrisë së Financave. Kjo është përsëritje vit pas viti, pasi që komuna nuk shprehë gadishmërinë që të vë në funksion aktivitetet e auditimit të brendshëm”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?