LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim: Çdo i treti i ri dëshiron të largohet nga Maqedonia

Hulumtim: Çdo i treti i ri dëshiron të largohet nga Maqedonia

Çdo i treti i ri dëshiron të largohet nga Maqedonia e Veriut, tregon hulumtimi i Agjencisë për Rini dhe Sport i kryer në periudhën janar-mars 2022 në nivel kombëtar.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1200 të anketuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshirën më të madhe për shpërngulje kanë të rinjtë nga rajoni lindor, ndërsa më pak të rinjtë nga rajoni i Pollogut. Arsyeja për këtë është pakënaqësia me sistemin arsimor dhe mungesa e mësimdhënies praktike. Të rinjtë besojnë se cilësia e jetës mund të përmirësohet përmes arsimimit të mirë, mundësive të punësimit dhe reduktimit të korrupsionit”, thuhet në studim.


Rezultatet tregojnë gjithashtu se 68.4 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj arsimit dhe gati 30 për qind e shohin problemin tek stafi mësimdhënës, të cilin e konsiderojnë të pakualifikuar dhe të painteresuar./Telegrafi/