LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen mbi 108 mijë euro në Lushnjë, arrestohet 47-vjeçari

Sekuestrohen mbi 108 mijë euro në Lushnjë, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Lushnjës ka sekuestruar 108,600 euro, një armë gjahu dhe municion luftarak gjatë një operacioni në Roskovec, ndërsa ka proceduar penalisht poseduesin e tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108,600 euro.

Sipas policisë, 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të parave. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.


Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave. /Telegrafi/