LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Gjilanit shqiptoi dënim prej 300 euro për burrin që rrahu gruan, reagon YIHR – e quan dënim skandaloz

Gjykata e Gjilanit shqiptoi dënim prej 300 euro për burrin që rrahu gruan, reagon YIHR – e quan dënim skandaloz

Rrjeti rajonal i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Serbia – kanë reaguar në lidhje me një dënim të Gjykatës Themelore në Gjilan e cila ka dhënë gjobë prej 300 euro për rastin e dhunës në familje.

Sipas tyre, Gjykata Themelore në Gjilan jo vetëm që ka shqiptuar gjobën prej 300 euro por edhe e ka cilësuar veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndaj të pandehurit i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

“Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal me gjyqtare Snežana Mihajlović në vendimin me numër P.nr.287/21 ka shqiptuar dënim me gjobë prej 300 euro dhe e ka cilësuar veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndaj të pandehurit i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në: dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”. Megjithatë, paragrafi 3 i po këtij neni thekson se ”kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas…gjinisë…kryesi dënohet me:  3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet..’ ”.


Po ashtu në reagim thuhet se bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, aktakuzës dhe fakteve të rastit në fjalë, YIHR vlerëson se Gjykata Themelore në Gjilan ka dështuar në dhënien e një dënimi meritor për një vepër të tillë.

“Dënimi minimal për këtë vepër do të duhej të ishte 6 muaj burgim. Ndër të tjera, për shqiptimin e dënimit Gjykata Themelore në Gjilan nuk ka marrë parasysh asnjërën nga rrethanat rënduese të rastit, të potencuara edhe në aktakuzë. Dënimi skandaloz me 300 euro gjobë vetëm sa e legjitimon dhunën në familje e posaqërisht ndaj grave si një ndër grupet më të shtypura në shoqëri. Gjithashtu, dënime të tilla ndikojnë negativisht në besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë si dhe i dekurajojnë viktimat për raportimin e rasteve të dhunës në familje”, thuhet në reagim.

YIHR KS u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet dhe në përputhje me ligjin rastet e dhunës ne familje dhe kryerësve të veprave të tilla t’iu shqiptojnë dënime meritore.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të analizojë këtë rast dhe të funksionalizojë mekanizmat e saj në lidhje me rastet ku gjyqtarët nuk ushtrojnë detyrën e tyre përkitazi me legjislacionin në fuqi si dhe të ndërmarrë te gjitha veprimet e duhura drejt parandalimit te krimeve te tilla. Ky rast është identifikuar pas kërkesës për qasje në dokumente publike nga monitoruesit/et e YIHR KS nëpër gjykatat themelore në Kosovë”. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori