Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke iu thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.
Ai ka uruar veteranët për ditën e “fitores së madhe”. Dita e Fitores feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
Duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, Putin tha se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – atë që Kremlini e quan pushtim – ishte një masë e nevojshme dhe “në kohë”.
Ai thotë se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.
Presidenti rus ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.
Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin”, dhe potencoi se ata po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, në zonën ku ai tha se operacionet e Rusisë janë të fokusuara.
“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”.
Nuk pati asnjë njoftim të madh në fjalimin e Presidentit Putin për Ditën e Fitores, siç kishin parashikuar disa.
Por në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit u përpoq të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se NATO dhe Ukraina po krijonte kërcënime “të papranueshme për ne” në kufijtë e Rusisë.
Megjithatë, shumica e botës dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, e konsiderojnë Rusinë agresore dhe operacionin e Moskës në Ukrainë e quajnë pushtim të paligjshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë