Nga: Neal Ascherson, gazetar dhe shkrimtar skocez / The Guardian
Titulli origjinal: Dorëzimi i tokës nuk është njëjtë si humbja – nëse Ukraina më e fortë del nga rrënojat
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Po thonë se lufta e Ukrainës na kthen në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Pra, se na shfaqet një shkëndijë e së kaluarës. Ja, shihe, është ambasadori britanik në Berlin, madhështor, me veshje pedante diplomatike, me kapelën nën krahë, dhe po ngjitet shkallëve të Ministrisë e Jashtme, në Uilhelmshtrase. Me vete mban një dokument – ultimatumin e Britanisë. Konfirmojeni ndërprerjen e armiqësisë së Gjermanisë kundër Polonisë, para orës 11 të mëngjesit, ose do të ketë gjendje lufte mes nesh. Por, u bë ora nëntë e mëngjesit. Asgjë me rëndësi. Kështu, Sir Nevile Henderson rri i vetëm mbi një qilim të një salle dhe me zë të lartë e me ngadalë e lexon ultimatumin. Pastaj largohet. Është 3 shtatori i vitit 1939.
Athua agresioni i Vladimir Putinit vërtetë nënkupton se duhet t’i rijetojmë ato kohë – kohët kur Liga e Kombeve u përplas me kriza të pafundme evropiane ndaj pakicave, me plebishite dhe me pushtime e përvetësime të kufijve dhe tokave? Është e vërtetë, shtetet sot nuk lodhen aspak për deklaratat e luftës. Hitleri dhe Stalini e mësuan Putinin si t’i flakë tutje ato plehra dhe si t’i zëvendësojë ato me plehrat tjera të deklaratave që pikojnë prej gënjeshtrave, prej viktimologjisë hipokrite dhe prej historisë së rrejshme. Por, disa prej këtyre dilemave të vjetra mbijetojnë edhe sot, për të mos na lënë rehat. Një nga to është dallimi – nëse ka të tillë – mes “pavarësisë” dhe “integritetit territorial”.
Liz Truss, si sekretare e Jashtme, është ndër politikanët më të ashpra në rastin e Ukrainës. Në “qëllimet e saj të luftës”, të mbështesësh pavarësinë e Ukrainës do të thotë jo vetëm ta ndihmosh për t’i mposhtur rusët, por ta rivendosësh “integritetin” e Ukrainës – në kufijtë para vitit 2014 që përfshinin Krimenë dhe gjithë rajonin e Donbasit. Por, bëhet lëmsh i rrezikshëm ngatërrimi i dy gjëra që nuk janë të njëjta (si e lejoi Forein Ofisi ta thoshte këtë?). Gjithashtu, na kthen te ai ambasadori me kapelë. Gjashtë muaj më parë, në marsin e vitit 1939, kryeministri Neville Chamberlain e tronditi botën (dhe veten) kur e ndryshoi politikën e tij të “paqësimit”; i dha “garanci” Polonisë se Britania do të futet në luftë nëse Gjermania naziste shkel pavarësinë polake. Gjashtë muaj më vonë, Hitleri e sulmoi Poloninë. Nazistët e pushtuan Danzigun, tanket e Vermahtit vërshuan në kufi, Luftvafe e bombardoi Varshavën. U aktivizua garancia e Britanisë. Apo jo? Kur rreth vetes iu shembën shpresat për “paqen në kohën tonë”, Chamberlain e bëri aludimin e fundit të kotë: “pavarësia” e Polonisë nuk kërcënohet nga pushtimi nazist, por vetëm “integriteti i saj territorial” (Hitleri kishte pretendime ndaj rajonit të Danzigut). Pra, ndoshta lufta fare nuk duhej të ndodhte! Ky mendim u ballafaqua vetëm me përbuzje. Me Hitlerin, shkelja e territorit dhe e pavarësisë ishin e njëjta gjë.
Ukraina, që nuk është anëtare NATO-s, nuk ka “garanci” për asgjë. Ka tri mënyra se si kjo luftë mund të përfundojë: Rusia të kthehet në kufijtë para vitit 2014; Ukraina mundet dhe ndahet; ose (më e mundshme për momentin) armëpushimi i brishtë përderisa palët nuk shënojnë përparim. Kjo do ta lejonte Rusinë t’i pushtojë disa territore të pretenduara nga Ukraina, derisa ngadalë vazhdojnë negociatat e paqes. Arbitrit ndërkombëtarë do të tundohen ta bëjnë një kompromis të qartë: Rusia ta mbajë Krimenë, ndërsa Donbasi ndahet nën mbikëqyrjen e OKB-së. Shumë e lehtë kjo për të funksionuar, apo jo? Por, së pari, krijuesit e paqes duhet ta japin përgjigjen në një pyetjeje të rëndë: a është Putini Hitler? Me fjalë të tjera, a do t’i inkurajojë kompromisi – duke ia mundësuar disa pushtime – planet e tij për pushtime të mëtejshme? Mos e harroni Munihun në vitin 1938. Gjermanët sudetë e kishin një rast mjaft të mirë në aspektin e vetëvendosjes, për t’u ndarë nga Çekosllovakia dhe për t’u bashkuar me Gjermaninë. Por, siç dëshmuan ngjarjet në vazhdim, rasti duhet të peshohej më mirë nëse pranohej se Hitleri është përbindësh agresiv që do ta gëlltisë gjithë Evropën. E njëjta gjë mund të thuhet për Krimenë. Popullsia e saj ndihet kryesisht ruse dhe lidhjen e gadishullit me Ukrainën e konsiderojnë, në rastin më të mirë, si gabim të epokës sovjetike. Por, nëse pushtimi i patakt i Krimesë nga Rusia merret si diçka legjitime, kjo vetëm se e inkurajon ambicien e Putinit për t’i aneksuar pjesët tjera të dominionit të vjetër sovjetik.
Problemi është se qëllimet e luftës “maksimaliste” të Trussit supozojnë se janë të pandashme pavarësia dhe integriteti territorial. Nuk janë. Merreni si shembull Poloninë. Në vitin 1945, kombit ia morën shumë qytete të vjetra dhe një të tretën e territorit. Por, pasi u lirua nga sundimi perandorak sovjetik, pavarësia e saj është e paprekur. Traktati i Trianonit i vitit 1920 e reduktoi Hungarinë në më pak se një të tretën e madhësisë së saj para lufte, por e la “bërthamë” e një Hungarie goxha të pavarur. Gjeorgjia (si Ukraina, kandidate joformale në NATO) ende këmbëngul se Abkhazia është pjesë përbërëse e sovranitetit të saj, megjithëse ai vend i vogël i Detit të Zi në vitin 1993 e refuzoi bashkimin me Gjeorgjinë. Por, askush nuk guxon të thotë se me “humbjen” e Abkhazisë Gjeorgjia e humbi edhe pavarësinë e vet.
Në paradën e nesërme në Moskë, të Ditës së Fitores, Putini mund të pretendojë se “misioni pothuajse është kryer”. Kjo varet nga ajo se në çfarë mënyre e përkufizon “misionin”. Por, bisedimet e paqes, nëse dhe kur ato fillojnë, në mënyrë të pashmangshme do të përqendrohen në atë se ku do të shkojnë kufijtë e rinj – që do të thotë, në mënyrë të padrejtë, të zbulohet se prej sa territoreve të humbura Ukraina do të heqë dorë.
Këtu fshihet rreziku. Për të thënë më butë, që nga pavarësia në vitin 1991, politika e Ukrainës ka qenë e pafalshme. Udhëheqja e guximshme dhe vetëmohuese e luftës e Volodymyr Zelenskiyt ka qenë edhe për shkëputjen nga oligarkët dhe demagogët e korruptuar të cilët me të madhe e kanë zhvatur skenën e Kievit. Por, nëse Zelenskiy merr përgjegjësi për t’ia dhënë fundin luftës përmes pazarit që përfshin, ta themi pranimin e mbetjes së Krimesë nën Rusi, disa figura ambicioze do të tundohen ta godasin me thikë pas shpine, si një tradhtar të pavarësisë së Ukrainës. Ata mund t’i mbushnin rrugët me turmat hiper-nacionaliste dhe krijesa e Zelenskiyt – niveli i ri i unitetit kombëtar – do të shpërbëhet në kaos.
Shpresa mbetet te brezi i ri që tashmë po luftojnë për vendin e vet. Pikëpamja e tyre për botën është në perëndim të qendrës: Ukraina evropiane që është liberale ose socialdemokratike, një komb ku sundimi i ligjit dhe transparenca janë më shumë se slogane. Disa prej tyre janë nga perëndimi i vendit; identiteti i tyre është më i sigurt në gjuhën dhe kulturën ukrainase. Por, burrat dhe gratë që vërtet kanë rëndësi janë milionat nga ata që flasin rusisht, të cilët etnikisht e konsiderojnë veten si rusë, por që tani, nëpërmjet përbuzjes për regjimin e Putinit dhe zemërimit të madh kundër pushtimit të atdheut, po ndihen plotësisht ukrainas. Vendi i tyre është rrënuar, por është vendi i tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë