LAJMI I FUNDIT:

Mehaj viziton pjesëtarët e FSK-së në stërvitejen në Babaj të Bokës

Mehaj viziton pjesëtarët e FSK-së në stërvitejen në Babaj të Bokës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”.

Në këtë stërvitje është duke u bërë testimi i kapaciteteve të kompanisë mbështetëse të regjimentit të parë të këmbësorisë për “Defender 2023”.

Ministri Mehaj ka parë për së afërmi rrjedhën e këtij ushtrimi fushor, furnizimet, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.


Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë me 35 automjete.

Ushtrimi fushor “Iron Support” ka filluar në Gjilan, më datë 26 prill, kurse prej datës 4 deri më 10 maj është faza e ekzekutimit. Me këtë rast po demonstrohen aftësitë e mbështetjes logjistike si: furnizim, transport, si dhe aftësitë e mirëmbajtjes.  /Telegrafi/