LAJMI I FUNDIT:

AP: Gati 600 njerëz vdiqën në bombardimin e teatrit në Mariupol – dy herë më shumë sesa mendohej

AP: Gati 600 njerëz vdiqën në bombardimin e teatrit në Mariupol – dy herë më shumë sesa mendohej

Bombardimi i 16 marsit në një teatër të Mariupolit ishte sulmi më vdekjeprurës i njohur kundër civilëve në luftën e Ukrainës – dhe megjithatë numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë se sa mendohej më parë.

Autoritetet ukrainase dhe dëshmitarët vlerësuan se rreth 300 njerëz u vranë në sulmin ajror, i cili e shndërroi ndërtesën në gërmadha dhe bllokoi disa njerëz, raporton skynews.

Një hetim i Associated Press tani sugjeron se rreth 600 njerëz vdiqën në sulm. Hetimi ka përdorur intervista me 23 të mbijetuar, shpëtimtarë dhe njerëz të njohur me strehën, si dhe planimetrin e teatrit.


Dëshmitarët dhe të mbijetuarit shëtitën virtualisht gazetarët nëpër ndërtesë në një planimetri 3D, duke përshkruar se ku njerëzit ishin strehuar dhomë pas dhome.

Dëshmitarët e drejtpërdrejtë thanë se kishte rreth një person për çdo tre metra katror hapësirë të lirë në dhoma dhe korridore. Ata thanë se mbi 100 njerëz ishin rreth kuzhinës në terren në kohën e sulmit dhe se të gjithë vdiqën.

Shumica e dëshmitarëve thanë se rreth 1,000 njerëz ishin në ndërtesë në atë kohë dhe askush, duke përfshirë shpëtimtarët, nuk pa më shumë se 200 njerëz të shpëtuar të gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori