Ministri Murati thotë se BB-ja ka lavdëruar Kosovën për menaxhim të krizës energjetike
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nëse duhet të bëhet hetim parlamentar për çështjen e energjisë, atëherë duhet të përfshirë periudhën prej vitit 2008 e tutje.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Murati ka deklaruar se fillimisht duhet hetuar se ku kanë shkuar 210 milionë euro të ndara në vitin 2008.
“Është e rëndësishme dhe ne si qeveri e mbështesim, nëse doni hetim, lë t’i hyjmë prej fillimit, le t’i hyjmë komplet sektorit të energjetikës prej fillimit, që nga ndarja e 210 milionë eurove në vitin 2008. Ku kanë shkuar 210 milionë euro. 210 milionë euro janë shpenzuar. Mund t’i hetojmë se ku kanë shkuar ato mjete deri në ditën e fundit, por ta marrim komplet filmin siç u tha këtu më parë”, ka thënë Murati.
Ai ka lavdëruar punën e qeverisë sa i përket menaxhimit të krizës energjetike.
“Sa i përket energjisë dhe krizës energjetike, prapë po them, që e ka kapluar gjithë botën, e sidomos edhe rajonin tonë, javën e kaluar isha edhe në Washington gjatë takimeve pranverore me Bankën Botërore dhe FMN-në. Në takimin që kisha me përfaqësuesit e Bankës Botërore u dhanë lëvdata për mënyrën si është menaxhuar kriza energjetike dhe na thanë se kur po na pyesin shtetet e tjera, po u japin Kosovën si shembull për menaxhimin e krizës energjetike. Pse? Këtu ka pasur përfaqësues edhe të institucioneve të tjera dhe mund t’i pyesni”, është shprehur ai.
Sipas tij, kjo është bërë duke siguruar furnizim të rregullt të energjisë dhe duke siguruar mbrojtje për familjet në nevojë duke mos e rritur çmimin e energjisë për ato familje. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë