LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet importi i gazit rus në Poloni

Ndërpritet importi i gazit rus në Poloni

Rusia raportohet se ka ndaluar dërgimin e gazit në Poloni në mes të përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe kryeqyteteve evropiane rreth furnizimeve thelbësore të energjisë, sipas faqes polake të lajmeve Onet.pl.

Kjo e fundit është bazuar në burimet brenda qeverisë dhe të kompaninë shtetërore të gazit në Poloni, PGNiG.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar të lajmit rreth lëvizjes më të re të Rusisë, raporton The Guardian.


Pa u konfirmua zyrtarisht lajmi, ministrja e Klimës dhe Mjedisit e Polonisë, Anna Moskwa, tha se vendi ka mjaftueshëm gaz në depo.

“Polonia ka rezervat e nevojshme të gazit dhe burimet e furnizimit që mbrojnë sigurinë tonë – ne kemi qenë efektivisht të pavarur nga Rusia për vite me radhë. Depot tona janë 76 për qind të plota. Nuk do të ketë mungesë të gazit në shtëpitë e polakëve”, shkroi ajo në Twitter.

Ndryshe, çmimet evropiane të gazit u rritën deri në 17 për qind pas këtij lajmi. /Telegrafi/