Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sërish qeverinë për krizën energjetike, e cila mund ta detyrojë atë të rrisë çmimin e energjisë dhe për konsumatorët.
Në një tryezë me ekspertë për krizën në sistemin energjetik të organizuar në selinë e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se kriza energjetike në Shqipëri nuk ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë apo motit, por si pasojë e vjedhjes dhe plaçkitjes.
Për Berishën, në vitin 2021 pati prodhim rekord të energjisë, por ajo u shit me çmim më të ulët nga sa ishte në bursa, duke hedhur në këtë mënyrë një akuzë për vjedhje të diferencës.
“Ky është një problem themelor i Shqipërisë, Evropës, tani në hijen e luftës, agresionit rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa më të mëdha. Shqipëria, vendi i vetëm në Evropë që ka 3-4 fishuar çmimin e energjisë për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë çmimin dhe për konsumatorët. Jemi vendi i vetëm që taksojmë naftën mbi 1 euro për litër dhe ka një prej çmimeve më të larta në Evropë”, ka shtuar Berisha.
“Shqipëria nuk është një ishull, është pjesë e kontinentit. Me gjithë këtë në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se të tjerët ndikimin mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën, pasi energjia e saj në masën 96-98% është tërësisht ujore dhe prodhohet me koston më të ulët se në çdo vend tjetër”, ka theksuar Berisha.
“Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, është rreth 8.9 miliardë kilovatë/orë. Pra, duke pasur parasysh këta faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton lehtësisht se shkaku i krizës energjetikë nuk është moti, nuk është lufta, por është plaçkitja dhe grabitja në këto sipërmarrje”, ka thënë ish-kryeministri.
“Nuk ka vend tjetër si Shqipëria që zbraz digat dhe e shet energjinë me 42 euro kur në bursë është 130 euro. Kjo ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energjinë me 300 euro në një kohë kur atë ditë në bursë është shitur me 150 euro. Kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. Ai që shiti energjinë me 42 euro, ai këtë energji që shiti ndau paranë me blerësin, pasi ai e shiti dikur me çmimin e bursës. Kemi të bëjmë me një regjim kleptokratik të këtyre sipërmarrjeve që faktikisht janë të falimentuara pasi borxhi i tyre ka kaluar 1 miliard euro”, tha Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë