LAJMI I FUNDIT:

Majori ukrainas thotë se në Mariupol askush nuk i ka dorëzuar armët, por thekson se ky mund të jetë mesazhi i fundit

Majori ukrainas thotë se në Mariupol askush nuk i ka dorëzuar armët, por thekson se ky mund të jetë mesazhi i fundit

Komandanti i ushtrisë ukrainase në qytetin port Mariupol, ka thënë se forcat e vendit të tij që janë stacionuar në fabrikën e çelikut Azovstal, “nuk do të ulin armët” dhe se do të vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse, shkruan Washington Post.

Majori Serhiy Volyna nga brigada e 36-të, i ka thënë kësaj të përditshme se ushtarët ukrainas do të vazhdojnë të “zhvillojnë operacionet ushtarake për të përmbushur detyrat të cilat u janë dhënë”, transmeton Telegrafi.

Në videon e dërguar Washington Postit, ky komandant gjithashtu i ka kërkuar liderëve botërorë që t’i ndihmojnë të sigurojnë një largim të sigurtë për civilët në Mariupol.


Rusia e “gatshme” për armëpushim në Mariupol, nëse ukrainasit i dorëzojnë armët
Lexo po ashtu Rusia e “gatshme” për armëpushim në Mariupol, nëse ukrainasit i dorëzojnë armët

“Kjo është adresa jonë për botën. Ky do të mund të ishte mesazhi i fundit. Mund të kemi ndoshta edhe pak ditë apo orë. Forcat e armikut janë dhjetëra herë më të mëdha sesa tonat. Ata kontrollojnë hapësirën ajrore, artileri e në tokë”, shtoi Volyna.

Majori ukrainas ka theksuar se “janë duke mbrojtur një kompleks brenda fabrikës së çelikut ku ka të strehuar mjaft civilë”.

“Po i adresohemi liderëve botërorë që të na ndihmojmë. Po u kërkojmë procedura të përshpejtuara. Në Mariupol janë mbi 500 ushtarë të plagosur dhe mijëra civilë – përfshirë gra e fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori