Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është shprehur i shqetësuar me arrestimet e fundit të zyrtarëve policor në pikat kufitare nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës e korrupsion.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se arrestimi është veprimi i fundit që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse, pasi të kenë siguruar prova të mjaftueshme, për të cilat dyshon se i ka Inspektorati Policor i Kosovës.
“Shqetësimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës rreth këtyre arrestimeve është se ka apo nuk ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar, Inspektorati Policor i Kosovës me rastin e arrestimit të gjithë këtyre zyrtarëve policorë, është masa e fundit dhe masa më e rëndë jo vetëm për një zyrtar policor, por edhe për një qytetar të thjeshtë. Arrestimi është pjesa ku duhet të ketë prova të mjaftueshme dhe bazike me dyshim të bazuar se vërtetë ai e ka kryer një vepër penale për të cilën pretendohet ose në këtë rast pretendojnë IPK-ja”, tha Zeqiri.
Madje ai shtoi se në dy rastet e fundit shumica e të arrestuarve janë liruar në procedurë të rregullut, duke e cilësuar arrestimin e kolegëve të tij sikurse të ndonjë kriminel të pakapshëm.Prandaj ai ka kërkuar nga Inspektorati të mos bëjë arrestime të zyrtarëve policor para mediave, duke shtuar se kjo po krijon imazh të keq të qytetarëve për Policinë.
“Kemi dy rastet e fundit që është bërë arrestimi në kufi i zyrtarëve policorë, në rastin e parë 48 zyrtarë, 20 prej tyre janë liruar në procedura të rregullta dhe janë kthyer në shtëpi. Në rastin e dytë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë dhe 14 prej tyre janë liruar dhe janë në shtëpi. Mënyra e arrestimit që është parë para medieve ka qenë sikur se të arrestoheshin ndonjë kriminel i pakapshëm. Ata nuk kanë qenë të rrezikshëm dhe nuk ka qenë mundësia e tyre për ikje për të bërë një arrestim të tillë në mënyrë spektakulare. Ne si Sindikatë kërkojmë nga Inspektorati i Kosovës që mos të bëjë spektakël dhe arrestim të zyrtarëve policorë para kamerave”, u shpreh Zeqiri.
Ai shtoi se beson se po bëhet spektakël me vetë faktin që zyrtarët policorë arrestohen para kamerave dhe ai bëhet lajm, e që sipas tij është lajm i keq për shkak se me këto spektakle po krijojnë një imazh të keq të institucionit të Policisë para qytetarëve të vendit.
“Ne si Sindikatë e Policisë e kundërshtojmë mënyrën e veprimit të Inspektoratit Policor gjatë arrestimit të zyrtarëve policorë. Uniforma është shteti prandaj këtu duhet të kemi kujdes. Është integriteti i vetë shtetit. Shumica e rasteve që arrestohen dhe intervistohen nga Inspektorati i Kosovës dalin të pafajshëm. Ta kuptojmë tash se sa është ajo një njollë për një apo disa zyrtarë policor kur bëhet lajm se ai është arrestuar për një keqpërdorim dhe mbas një kohe shpallet nga gjykata i pafajshëm pa prova të mjaftueshme dhe i njëjti prapë kthehet në detyra zyrtare ku po mbetet integriteti i tij personal. Lajm gjithmonë po bëhet arrestimi i policit dhe asnjëherë nuk bëhet lajm pafajësinë dhe kthimi i tij në detyra zyrtare”, tha Zeqiri.
Ai shpreh i bindur se Policia nuk është e ndikuar nga politike dhe se mbetet institucioni më i besueshëm nga qytetarët.
“Unë shpresoj dhe besojë shumë se institucioni i policisë është prapë institucioni më i besueshëm në vend dhe në mënyrë grupore nuk është i ndikuar politikisht Policia. Ajo mund të jetë individuale, edhe tek veprat penale edhe tek ndikimi”.
Zeqiri ka treguar edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës, teksa theksoi se paga bazë e një polici është 392 euro. Sipas tij, shqetësuese është mungesa e sigurimeve shëndetësor, e ligji për pensionim, duke sqaruar se për këtë pas pensionimit policët paguhen vetëm 100 euro në muaj.
“Policia e Kosovës nuk ka ligj të pagave. Është një pagë mjaft modeste. Paga bazë e një polici është 392 euro, jemi pa sigurim shëndetësor, pa ligjin i cili është i projektuar për pensionim, dhe zyrtari policor i cili del në pension aktualisht del me 100 euro pension. Kemi disa projekte që janë të bllokuara në Organin Shqyrtues të Prokurimit për shkak se ai bord ende nuk është emëruar. Kemi edhe mungesa të tjera të nevojshme të veshmbathjeve, vetëm për shkak se ato projekte janë bllokuar. Zyrtarëve policorë nuk iu paguhet shujta, ndërrimi i natës iu paguhet aq pak sa që asnjëri nga qytetarët nuk do të pranonte të punonte në ndërrim të natës me një shtesë prej 4 euro e 70 centëve”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë