LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha thotë se antidepresantët e ndihmojnë atë të motivohet kur gjendja e saj mendore është jo e mirë

Bebe Rexha thotë se antidepresantët e ndihmojnë atë të motivohet kur gjendja e saj mendore është jo e mirë
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, që nga fillimi i vitit 2022, nuk ka qenë shumë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka zgjedhur që këto muaj të mos publikojë fotografi, video apo statuse të ndryshme për fansat e saj, gjersa “e heshtur” ka qëndruar edhe sa i përket prurjes së projekteve të reja muzikore.

Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja gjeti pak kohë që t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve të parashtruara nga fansat e saj në Twitter.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një prej tyre kishte pyetur këngëtaren shqiptare se “çfarë e mbanë atë të motivuar kur ndjehet keq me disponim”.

Dikur as nuk e pranuan në audicione si konkurrente, sot Bebe Rexha e ftuar speciale si mentore për talentët e rinj në "American Idol"
Lexo po ashtu Dikur as nuk e pranuan në audicione si konkurrente, sot Bebe Rexha e ftuar speciale si mentore për talentët e rinj në "American Idol"

Dhe si me shaka, Rexha i është përgjigjur duke thënë: “Antidepresantët”.

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe ka qenë gjithmonë shumë e hapur për betejën e saj me shëndetin mendor dhe ka pranuar haptazi, se ilaçet e ndihmuan atë që të tejkalonte periudhat e vështira në jetën e saj.

Në vitin 2019, Bebe Rexha u diagnostikua me çrregullim bipolar, por iu kishte thënë fansave të saj që të mos shqetësohen, pasi ajo ishte mësuar tashmë me vite se si ta menxhonte sëmundjen e saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori