LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni: Në masë të madhe zvogëlohet numri i viktimave në trafik

MPB Maqedoni: Në masë të madhe zvogëlohet numri i viktimave në trafik

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, viti i kaluar 2021 ishte viti me numrin më të vogël të viktimave në trafik në 15 vjetët e fundit, kurse të dhënat në tremujorin e parë të vitit 2022 tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i zvogëlimit të rëndësishëm të numrit të viktimave në trafik.

Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të ngritjes të nivelit të kulturës në trafik dhe në këtë mënyrë në zvogëlimin e numrit të viktimave në trafik. Sot edhe në Kumanovë u organizua aksioni në kuadër të fushatës së re “Edhe unë edhe ti-Të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë!”

Sipas dekanit të Fakulteteit të Sigurisë, Nikolla Dujovski fushata e re e MPB-së dhe KRSKRR-së dhe Fakultetit të Sigurisë në mënyrë të rëndësishme do të kontribuojë në aktuelizimin e sfidës për pjesëmarrje të sigurt në trafik të të gjithë pjesëmarrësve, posaçërisht të këmbësorëve si kategori e rrezikuar.


“Me kënaqësi i vazhdojmë aktivitetet për promovimin e kulturës në trafik dhe kujdesi për çdo pjesëmarrës në trafik. Si organe të ndërgjegjshme, të vetëdijshëm për nevojën e zbatimit të fushatave të vazhdueshme për mbrojtjen e jetës dhe pronës të qytetarëve në trafik, MPB-ja, KRSKRR-ja dhe Fakulteti i Sigurisë me përkushtim punojnë në qasjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, kurse ë kuadër të kësaj fushate posaçërisht e të rinjve dhe këmbësorëve. I falënderohem të gjitha institucioneve me të cilat dëshmojmë se qasja e përbashkët është shumë më e rëndësishme se aktivitet vetanake. I falënderoj edhe qytetarët të cilët në numër të madh përgjigjen pozitivisht ndaj kësaj fushate dhe janë pjesëmarrës të kujdesshëm në trafik”, the dekani Dujovski.

Ndihmësministri për Marrëdhënie me Publikun në MPB, Toni Angellovski theksoi se aksionet e këtilla parandaluese në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në ngritjen e nivelit të kulturës në trafik, kurse në këtë mënyrë zvogëlohet numri i viktimave në trafik.

“I falënderoj partnerët tanë nga KRSKRR, kurse gjithsesi kam kënaqësinë që në aktivitetet tona po bashkëngjitet edhe Fakulteti i Sigurisë. Siguria në trafik është përgjegjësi e të gjitë neve dhe të gjithë së bashku duhet ta ngrisim nivelin e kulturës në trafik. Pikërisht si rezultat i këtyre aktiviteteve të cilat i zbatojmë në viteve e kaluara evident është trendi i rënies së numrit të viktimave në trafik i cili çdo vit po zvogëlohet, por nënkuptohet edhe një viktimë për ne është shumë, dhe për këtë vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për zvogëlimin e këtij numri. Vitin e kaluar 2021 kishim 116 viktima dhe ky është viti me numrin më të vogël të viktimave në 15 vjetët e fundit, kurse të dhënat për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Në tremujorin e parë të vitit 2022 ka 18 viktima që është për 10 më pak në krahasim me vitin e kaluar ku të njëjtën periudhë kemi pasur 28 viktima. Vetëm në muajin mars të këtij viti kemi katër viktima, kurse në muajin mars të vitit 2021 ka pasur 16 viktima, dmth. numri është katër herë më pak se vitin e kaluar”, tha Angellovski. Ai poashtu potencoi se përveç aksioneve parandaluese, vazhdojnë edhe me kontrollimet e përforcuara për sanksionimin e atyre shoferëve në trafik të cilët nuk i respektojnë rregullat.

Zëdhënësi i KRSKKR-së, Dejan Andonoviq tha se ecja në këmbë është pjesë thelbësore e mobilitetit të qëndrueshëm, e përmirëson shëndetin e njerëzve dhe ndikon në mjedisin jetësor, por për fat të keq, numri i këmbësorëve të cilët pësojnë në aksidente trafiku në çdo vend në botë është shumë i lartë.

“Pikërisht për këtë organizojmë aktivitete edukativo-parandaluese të cilat do të mundësojnë sigurimin e mjedisit të sigurt në të cilin shoferët dhe këmbësorët do të sillen me përgjegjësi dhe do të jenë të sigurt, për të cilën është e domosdoshme në vazhdimësi në ndërtimin e shprehive të rregullta të trafikut dhe sjellje etike të të gjitha kategorive pjesëmarrëse në trafik. Për këtë, këmbësorëve u rekomandojmë, zmadhoni shikimin tuaj gjatë lëvizjes natën, kaloni rrugën në vende të ndriçuara mirë. Gjithnjë kur është e mundur, kaloni përmes rrugës në vende të shënuara për kalimin e këmbësorëve. Prisni derisa të kalojnë të gjitha automjetet para se të filloni ta kaloni rrugën. Respektoni sinjalizimin e trafikut për këmbësorët, por gjithnjë ta keni parasysh sinjalizimin për shoferët. Shmangni përdorimin e mjeteve elektronike si telefona celular ose dëgjuese derisa e kaloni rrugën në vendkalime për këmbësorë, kurse mos përdorni alkool dhe lëndë narkotike për arsye se ato mund të shkaktojnë shpërqendrim të kujdesit dhe ta dëmtojnë koncentrimin dhe koordinimin”, tha Andonoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori