LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit të kaluar “shoferët” e mitur shkaktuan tri aksidente me fatalitet – Policia shqiptoi afro 500 mijë gjoba në trafik

Gjatë vitit të kaluar “shoferët” e mitur shkaktuan tri aksidente me fatalitet – Policia shqiptoi afro 500 mijë gjoba në trafik
Foto: Ilustrim

Aksidentet e shumta në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Në disa raste shkaktarë të këtyre aksidenteve të cilat kanë përfunduar me fatalitet është raportuar se kanë qenë vozitës të mitur.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku të përfshirë kanë qenë personat e mitur të cilët ishin duke drejtuar veturën.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 ka shqiptuar afro 500 mijë gjoba në trafik.


“Sa i përket të dhënave gjatë vitit 2021 kane ndodhur tri aksidente me fatalitet ku kanë qenë të përfshirë persona të mitur si shofer, ndërsa sa i përket gjobave në vitin 2021 janë shqiptuar gjithsejtë 483,477 gjoba në trafikun rrugor, mirëpo te njëjtat nuk ndahen sipas moshës”, thuhet më përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një punëtorë i KEDS-it, veturën po e drejtonte një i mitur
Lexo po ashtu Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një punëtorë i KEDS-it, veturën po e drejtonte një i mitur

Policia e Kosovës me njësitë e sajë ka njoftuar se në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të ju përshtaten kushteve të rrugës si dhe të jenë shumë vigjilent. Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. PK-ja nga viti në vit ka shtuar masat edhe në rritjen e shqiptimit të gjobave ndaj atyre që kanë kryer kundërvajtje”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujtojmë se së fundmi një aksident me fatalitet ku vozitës i automjetit ishte një i mitur ka ndodhur në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Si pasojë e goditjes nga vetura, kishte ndërruar jetë në krye të detyrës një punëtor i KEDS-it.

Policia kishte njoftuar se të miturit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori