Nga: Mary Wakefield / The Spectator
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Them se është koha të ndalemi e të mos i frikësojmë më fëmijët tanë. Them se janë të lodhur nga kjo. Janë të stresuar; secila gjeneratë është më e shqetësuar se e kaluara – bile të shqetësuar në moshë gjithherë e më të re. Është një numër rekord i fëmijëve britanikë të diagnostikuar me ankth dhe pastaj një pritje rekorde për dy vjet, për terapi – ndonëse nuk jam aspak e sigurt se terapia, ashtu siç janë gjërat sot, do t’ju ndihmojë gjë.
Bindja e rëndomtë është se nëse fëmijët shqetësohen, fajin e ka bota: telefonat inteligjentë, Instagrami, analizat; Trumpi, Putini, ekzistenca e konservatorëve; koronavirusi, ngrohja globale. Nuk është çudi që janë nevrikë. Por, në fakt, mendoj se jemi ne ata që po ua shkaktojmë këtë të keqe. Jemi ne, prindërit, kujdestarët, mësuesit përgjegjës. Pa dashje po i torturojmë fëmijët tanë.
Javën e kaluar, një psikiatre këshilluese – në “Nightingale”, në spitalin privat të shëndetit mendor – mjekja Chetna Kang, u tha gazetave se në Londër po takon fëmijë që janë të traumatizuar nga lufta me Rusinë. “Fëmijët janë të frikësuar se do të ketë luftë botërore dhe janë të frikësuar për të ardhmen e tyre”, ka thënë ajo. ‘Fëmijët e vegjël thjesht nuk po e kuptojnë se pse njerëzit po luftojnë kështu”. Por, pse djalli e marrtë dikush po u flet fëmijëve për luftën?
Është e natyrshme se pesëvjeçarët nuk janë të interesuar për gjeopolitikën. I kanë shqetësimet e veta: hapësirat, lodrat, miqtë. Nëse janë të interesuar për politikën, kjo është për shkak se janë shqetësuar nga të rriturit që duhet të kujdesen për ta – dhe për çfarë arsye?
Kam disa miq që mendojnë se duhet t’ua shpjegojnë saktësisht fëmijëve se sa njeri i keq është Putini – e njëri u bë aq trap saqë i ka treguar shtatëvjeçares së tij gjithçka për rrezet e shkatërrimit nga eksplodimet dhe se sa do të shkatërrohej Londra në rast të ndonjë lufte bërthamore. “Epo, ajo vet më pyeste për këtë”, ka thënë ai. OK, por a pyeti ajo para apo pasi ia ke blerë bluzën “Pirdhu Putin”?
Është një masë treguese se sa të etur jemi t’i trembim fëmijët dhe tregu kësaj iu përgjigj – pothuajse menjëherë pas pushtimit të Ukrainës – me një gamë të madhe të rrobave protestuese për fëmijët nën dhjetë vjeç. Për pesëvjeçarët janë maskat për fytyrë me “Pirdhu Putin” dhe rrobat e bebeve ku shkruan “Jam me Ukrainën”, por s’e di se si toka e gjorë i duron të gjitha këto. Bluza më e shitur për fëmijët e shkollave fillore – para flamurit të Ukrainës – tashti është ajo që shfaq grushtin e shtrënguar të lëvizjes “Jetët e të zinjve kanë rëndësi”. Është ky sinjal i humbjes së virtytit dhe në një formë sinjal patologjik. Ajo që mund të them është se gjithë kjo është si vetëqetësim për prindërit e shtresës së mesme që janë të mbushur me ankthe. Nëse ia kalojmë politikën pasardhësve tanë, kjo na bën më të qetë – athua se e kemi bë namin për ta ndihmuar botën.
Më të këqija se bisedat politike janë insistimet e të rriturve për t’ju thënë fëmijëve, në secilin rast, se i gjithë planeti është i dënuar me shkatërrim. Mezi kalon ndonjë mësim, në cilindo lëndë e në çdo shkollë në Britani, pa folur për ngrohjen globale, për ndotjet apo për plastikën. Gjashtëvjeçari im, javën e kaluar u kthye në shtëpi nga një kamp pushimi muzikor, dhe e tha një fakt të çuditshëm që e kishte mësuar nga një kujdestar i rritur: Nënë, a e dije ti se më shumë se 60 për qind e të gjitha kafshëve të botës janë zhdukur në 50 vjetët e fundit”? Zakonisht, djali im është i zhurmshëm dhe llafazan, por për një kohë të gjatë në atë mbrëmje ai ishte i qetë. Mund ta shihja në sytë e tij imazhin që ka për botën e së ardhshmes – një glob gri i pluhurosur me miun e çalë e të çuditshëm që mbijeton – dhe isha e tëra e mbushur me mllef.
E, ku është dobia e kësaj? Edhe nëse qëllimi juaj është ta formoni një batalion të thunbergëve të vegjël (Greta Thunberg – v.j.), është e tmerrshme nëse vazhdoni t’i tmerroni gati për vdekje. Nëse doni që ata të mendojnë se bota ia vlen të mbrohet, a nuk është ide më e mirë t’i mësoni fillimisht ta duan atë – mësojini për arinjtë polarë pa u shqetësuar nëse janë të pastrehë nga mungesa e akullit të detit dhe mrekullohuni me balenat pa qese të plastikës në vrimat e tyre të frymëmarrjes. Pse ndonjë fëmijë do të donte të rritej për ta shpëtuar njerëzimin nëse gjithçka për çka mëson ka të bëjë me mëkatet tona të pandreqshme? Nuk po rrisim luftëtarë ekologjikë aq sa po prodhojmë – në mënyrë masive – njerëz të paaftë për t’u përshtatur. Imazhi i makthit tim për një botë të ardhshme është ajo e një diktature progresive të sponsorizuar nga hapat antidepresivë.
Nuk mund t’i mbani fëmijët larg nga e vërteta – ky është justifikimi tjetër. Teksa fëmijët e shekullit XX mund të mbroheshin nga lajmet, brezat Y dhe Z në mënyrë të pashmangshme ekspozohen ndaj lajmeve. Janë të epokës digjitale, thonë prindërit; tekefundit, gjithçka do ta zbulojnë vetë. Por, shumë nga ato që ia ofrojmë fëmijëve fanë nuk janë fare të vërteta. Merreni si shembull atë të ashtuquajturin fakt për jetën e egër të humbur në Tokë. Ka ardhur nga një raport i Fondit Botëror për Kafshët e Egra, i cili në fakt nuk thotë se 60 për qind e të gjitha kafshëve kanë ngordhur, por se ka humbur 60 për qind e biodiversitetit. Nuk është lajm i mirë. Është lajm i tmerrshëm. Por, është shumë larg nga shkatërrimi i afërt i gjithë jetës në Tokë për të cilin po raportohet gjerësisht se do të ndodhë e pa pikë turpi për këtë flitet në çdo klasë shkollore – në të gjithë vendin. Mbase mësuesit po mendojnë se nuk ka asgjë të keqe nga histeria e shëndetshme. Por, me siguri ata nuk janë ulur për t’i kontrolluar faktet, sepse nuk ka stimulim për këtë. Ndërkaq, asnjë mendje moderne nuk do ta kritikojë ndonjë mësues nëse ka panik për mjedisin; asnjë prind modern nuk do të ankohet për ngecjet e studimeve për ngrohjen globale në të gjithë kurrikulën shkollore.
Por, pa dyshim se ka diçka të mbrapshtë kur fëmijët e çerdheve dinë për ishullin e madh të plehrave plastike në Paqësor dhe është pothuajse si herezi t’ua shfaqësh atyre anën e mirë të plastikës. “Ne të dy, si foshnje, ishim në inkubatorët plastikë”, i them djalit tim. “Pastaj ka tuba plastikë të ujit, izolim për kabllot elektrike, fletët e turbinave me erë. Panelet e lehta diellore të plastikës madje mund ta shpëtojnë botën nga ngrohja globale”. Por, e them si në heshtje. E, kurrë nuk jam ankuar për faktet e rreme që i ka marrë nga njeriu i kampit muzikor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë