LAJMI I FUNDIT:

Abazoviqit dikush po ia keqpërdor “zërin” në Mal të Zi

Abazoviqit dikush po ia keqpërdor “zërin” në Mal të Zi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe udhëheqës i GP URA, Dritan Abazoviq tha se do të ngrejë kallëzim penal kundër një personi të panjohur i cili, siç thotë ai, ia ka montuar zërin në një audio-incizim që u shfaq në publik dje, para rivotimit në disa vendvotime në Ulqin.

“Unë mirëpres dhe mbështes të gjitha aktivitetet e ODT UL dhe SDT dhe pres që ata të hetojnë të gjitha pretendimet në lidhje me këtë rast”, shkroi Abazoviq në Twitter.

Ai përkujtoi se më herët kanë bërë të ditur emrat dhe mbiemrat e personave që janë të angazhuar në keqpërdorime zgjedhore në Ulqin.


“Besoj se organet kompetente pas informacioneve të reja do ta plotësojnë listën e personave që po bëjnë keqpërdorime zgjedhore në Ulqin dhe Mal të Zi”, tha Abazoviq.

Theksojmë se politikani shqiptar është mandatuar për të krijuar Qeverinë e re të Malit të Zi.

Ndryshe, kandidati i propozuar nga Abazoviq, Omer Bajraktari pritet të jetë kryetari i ri i qytetit të Ulqinit. /Telegrafi/