Borxhet e vjetra ua bllokojnë llogaritë bankare qytetarëve të Maqedonisë
Femi Mamutovski, 70-vjeçar, nga Shkupi ka më shumë se tre muaj që nuk mund ta marrë pensionin pasi përmes përmbaruesve i është bllokuar llogaria bankare për një borxh të vjetër të para më shumë se 11 vjetëve.
Djali i Femiut, Habib Mamutovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se borxhi bazë ka qenë 4 mijë denarë, (65 euro) por me njehsimin e kamatave dhe taksave të përmbaruesit, ky borxh ka arritur në 18 mijë denarë (300 euro), që është 4.5 herë më i lartë se borxhi bazë.
“Nuk e ka ditur (babai) se e ka të bllokuar llogarinë bankare. Bëmë ankesë tek Avokati i Popullit sepse babait pa paralajmërim iu bllokua llogaria… Babai i ka 70 vjet, ka nevojë për marrjen e ilaçeve pasi është në moshë dhe ai ndihet se më është bërë barrë edhe pse ne jemi mësuar me pak edhe pse me vështirësi për shkak se çmimet janë rritur”, thotë Habib Mamutovski.
Kjo familje për ndihmë i është drejtuar Avokatit të Popullit.
Në këtë segment, në raportin e fundit të Avokatit të Popullit të prezantuar gjatë kësaj jave (29 mars) për vitin 2021, theksohet se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me fushën e jurisprudencës.
Sipas raportit, nga 436 lëndë me ankesa, prej tyre gati një e treta ka të bëjë me punën e përmbaruesve për shkak të borxheve të vjetra. Vlera e këtyre borxheve pas 10 e më shumë vjetësh është rritur disafish për shkak se kamatat ndëshkuese për disa herë tejkalonin borxhin kryesor.
Avokati i Popullit ka theksuar se janë të nevojshme ndryshime sistemore në pjesën e përllogaritjes së kamatave, pasi, sipas tij, nuk mund të arkëtohet kamata, e cila do të ishte më e madhe se borxhi kryesor.
Avokati i Popullit, Naser Ziberi, ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve si kundërpërgjigje kundrejt kamatave të përmbaruesve ndaj qytetarëve.
“Një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturimeve shumë të larta të borsheve, si rezultat i kamatave. Në këtë drejtim mendoj se është e palejueshme që kamata të jetë trefish më e lartë se borxhi bazë që debitori e ka ndaj kreditorit. Në këtë drejtim mendoj se duhet urgjentisht të intervenohet. Avokati i Popullit do të ngre iniciativë që të ndryshojë Ligji për marrëdhënie obligative (detyrimeve) dhe të kufizohet niveli i kamatës që ka debitori ndaj kreditorit”, ka thënë Ziberi.
Nga zyra e Avokatit të Popullit për Radion Evropa e Lirë bëjnë të ditur se të mërkurën më 6 prill do të fillojë me punë një grup i ekspertëve për të shqyrtuar të gjitha mangësitë e Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve dhe këto sugjerime do t’i adresohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila është e obliguar të hartojë propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit në fjalë në përputhje me rekomandimet e marra nga Avokati i Popullit.
Gjithashtu, sipas Avokatit të Popullit, duhet të pësojë ndryshime dhe Ligji për bankat si dhe Ligji për përmbaruesit në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur nga pagesa disa herë më e lartë e borxheve të vjetra.
Ndërkaq, nga Parlamenti thonë se posa të marrin propozim për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve,do ta vendosin në rend dite për shqyrtim, duke lënë mundësinë që të përfshihen dhe vërejtjet e deputetëve.
Ndryshe, Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve u miratua në vitin 2001 dhe i njëjti është plotësuar dhe ka pësuar ndryshime disa herë, për ta harmonizuar atë me legjislacionin evropian.
Së fundmi, Ligji për marrëdhënie të detyrimeve pësoi ndryshime në shtator të vitit të kaluar. Ndryshimet mundësuan që kamatat të mos të jenë më të larta se borxhi kryesor.
Por, organizatat që në fokus kanë të drejtat e qytetarëve kërkojnë që ligji të zbatohet në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë që i njëjti të vlejë edhe për borxhet e vjetra, duke theksuar se ligji edhe me ndryshimet e plotësimet e fundit, mbetet i paqartë në aspektin juridik, për shkak se nuk është pranuar kërkesa e sektorit civil dhe ekspertëve që të definohet afati i vjetërsisë së borxheve.
Sipas shoqërisë civile, të paqarta mbeten edhe obligimet për kamatat e kontraktuara dhe ato ndëshkuese./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë