LAJMI I FUNDIT:

Dy shpërthime gjatë natës në Shkodër, njëri në objektin në pronësi të ish kandidatit për kryetar bashkie

Dy shpërthime gjatë natës në Shkodër, njëri në objektin në pronësi të ish kandidatit për kryetar bashkie

Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Bëhet fjalë për objektin në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një supermarket, në zonën e njohur si “Rruga e gjan”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.


Sipas burimeve, shpërthimet janë dëgjuar në të njëjtën kohë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. /A2/