Nga: Daniel Cohn-Bendit, Timothy Garton Ash, Ireneusz Pawel Karolewski dhe Claus Leggewie / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Një shans i madh u humb në samitin e fundit evropian në Versajë: në një vend simbolik ka mundur të fillojë një rend i ri i pasluftës në Evropë. Nuk jemi ëndërrimtarë; e dimë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është shëtitje në ndonjë park dhe se – në parim – procedurat e njëjta zbatohen si për Ukrainën ashtu edhe për vendet kandidate në Ballkan. Por, aty ishte një shans për ta krijuar një bashkim politik që do ta lidhte hendekun midis një asociimi më të lirshëm dhe anëtarësimit të plotë. Në vend të kësaj, liderët evropianë vazhduan njëjtë, thuajse procedurat e rregullta të BE-së në kohë paqeje janë të përshtatshme edhe në rastin ekstrem të luftës në Evropë. Projekti i lirisë dhe i paqes po ia lëshon rrugën një BE-je me burokratë dhe titullarë.
Por, BE-ja nuk është më bashkimi ekonomik i viteve të fundit; Vladimir Putini pa dashje e ka kthyer prapa në aleancën normative dhe institucionale të viteve të themelimit. Kjo duhet të ndodhë përsëri, pasi detyra sot nuk është veç mbrojtja e Ukrainës nga agresioni rus, por edhe forcimi i mbrojtjes së anëtarëve më të rinj – veçanërisht i shteteve baltike dhe përfshirja e të gjitha shteteve që duan të anëtarësohen në BE. Ajo që nevojitet sot është “Trekëndëshi i zgjeruar i Vajmarit” (i cili që nga viti 1991 e ka lidhur Gjermaninë, Francën dhe Poloninë). Kjo do t’i kushtonte vëmendje të veçantë zgjerimit rajonal në dimensionit e sigurisë, përbrenda BE-së. Gjermania, Franca, Polonia dhe shtetet baltike duhet të futen në një bashkëpunim më të ngushtë në politikat e sigurisë – nëse është e nevojshme edhe në fushën e parandalimit bërthamor.
Mbretëria e Bashkuar duhet të afrohet sërish me komunitetin politik të Evropës, një organizatë që u shpërdorua pa mend nga Brexit-i. Por, mbrojtja më e fortë kundër Rusisë do të thotë gjithashtu se kuajt trojanë të Putinit – si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksandar Vuçiqit – duhet më me vendosmëri të kundërshtohen. Kjo mbi të gjitha e shtron dilemën në lidhje me zbatimin e angazhimeve bazike ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe të statusit të vazhdueshëm të Serbisë si vend kandidat në BE.
Në këtë kontekst, Bosnje-Hercegovina meriton vëmendje të veçantë. Politikanët serbë në Beograd dhe në Banja Llukë (kryeqyteti i Republikës autonome Serbe të Bosnjës) po i nxisin tendencat përçarëse që, 30 vjet pas fillimit të luftës në Jugosllavi, po e shpërbëjnë konfederatën e brishtë të Bosnje-Hercegovinës. Ata madje po bëjnë me dije se është e mundshme lufta e re midis grupeve etnike në vend. Separatistët serbomëdhenj mund të jenë të sigurt për mbështetjen aktive të regjimit të Putinit.
Putini para syve të të gjithëve na e dha planin e manovrave të tilla të turpshme: nga viti 2008 me rastin e Gjeorgjisë dhe që nga viti 2014 me Ukrainën. BE-ja e mbylli njërin sy duke i injoruar provokimet e Kremlinit dhe manovrat përçarëse të kundërshtarëve të unitetit evropian – që nga Marine Le Pen e deri te Orbani. Teksa Putini i përgatiti me përpikëri planet e sulmit, varësia energjetike e Evropës u rrit në mënyrë dramatike, ndërsa u ulën shpenzimet gjermane të mbrojtjes. E gjithë kjo u promovua në mënyrë aktive – jo vetëm në Gjermani – nga akterët kryesorë politikë, pavarësisht dëshmive të qarta të neo-imperializmit rus. Kjo tash e vë në pah një detyrim të veçantë.
Qytetarët evropianë tashmë i kanë dëgjuar paralajmërimet ogurzeza, ndërsa qeveritë e tyre u bënë sërish bashkë për mbrojtjen e vlerave dhe të institucioneve demokratike. Së bashku vendosën për sanksionet kundër Rusisë dhe për dërgimin e armëve në Ukrainë, por ata nuk mund t’i parandalojnë vuajtjet e popullatës civile ukrainase. Ashtu siç duhej të imponoheshin sanksionet e të bëheshin dërgesat e armëve në momentin kur ushtria ruse u vendos në kufijtë e Ukrainës në vitin 2021, për rastin e Bosnje-Hercegovinës nuk duhet të presim – derisa të jetë tepër vonë.
Më 1992 folëm kot për një Evropë që do të ndërmarrë aksione vendimtare për qytetin e rrethuar të Sarajevës. Ishte gjenocidi i mëpasshëm që e shkaktoi një ndërhyrje të vonuar e që nuk u pasua me një rend të qëndrueshëm në Ballkan. BE-ja sot duhet të jetë më vigjilente dhe ta deklarojë qëllimin e qartë për ta përfshirë Bosnjë-Hercegovinën në një komunitet politik që e përfshin edhe ndihmën kundër provokimeve dhe agresioneve të mundshme. Ajo duhet ta mbështesë një aleancë që i paralajmëron separatistët serbë dhe që e angazhon Kroacinë, dhe Slloveninë, për ta mbështetur Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe që të marrin pjesë në një rend të qëndrueshëm të pasluftës në gjithë Ballkanin. Qeveria serbe duhet të kuptojë se opsioni i saj për t’u bashkuar me BE-në do të humbasë nëse e rrezikon rendin e pasigurt të paqes në Ballkan dhe nëse kërkon të fitojë terren në rrjedhën e rrëshqitshme të luftës në Ukrainë. Projekti i Putinit për një “botë ruse” kishte një pararendës në “botën serbe” të Sllobodan Millosheviqit, në të cilin bashkatdhetarët në Bosnje dhe në Mal të Zi do të shkonin në shtëpinë e perandorisë amë, ashtu siç u çuan “në shtëpi” rusët etnikë të Krimesë dhe të rajonin të Donbasit në vitin 2014. Ëndrra e Millosheviqit përfundoi në mënyrë të famshme në gjykatën penale ndërkombëtare.
Serbët në Banja Llukë dhe ata Beograd duhet të vendosin se cilës anë i takojnë. Millorad Dodik – lideri serb i Bosnjës – i ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe palët e interesuara ruse (dhe kineze) po shkojnë e vijnë në Beograd. Një sinjal i qartë për Bosnje-Hercegovinën, si dhe ndaj Malit të Zi si anëtare të NATO-s, do të tregonte se këto dy shtete llogariten si pjesë e botës demokratike dhe se i përkasin komunitetit të zgjeruar evropian. Përpjekjet për ta ndaluar ligjin bazë zgjedhor dhe atë të administratës shtetërore në bazë të proporcionalitetit etnik, po kumbojnë gjithnjë e më shumë në shoqërinë civile boshnjake – veçanërisht te mesi i brezit të ri për të cilin nacionalizmi etnik nuk ofron asnjë shans për paqe dhe prosperitet. Në këtë mënyrë, Putini pa dashje mund të përfundojë duke e forcuar Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Daniel Cohn-Bendit ishte shef i Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian; Timothy Garton Ash është profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Oksfordit; Ireneusz Pawel Karolewski është profesor i Teorisë Politike dhe Studimeve Demokratike në Universitetin e Lajpcigut; Claus Leggewie është profesor në Universitetin e Gisenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë