Ish-manjati i naftës dhe ish-i burgosuri politik e paralajmëron Perëndimin se duhet që tani të përballet me Vladimir Putinin – ose të bëhet gati për diçka më të keqe!
Nga: Mikhail Khodorkovsky / The Economist
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Për gati 20 vjet kam bërë luftë personale me Vladimir Putinin. Kjo më çoi në dënimin me burg dhjetëvjeçar në Rusi, e pastaj te dëbimi dhe paralajmërimi se – nëse kthehem – më pret burgu i përjetshëm. A e njoh njeriun që m’i bëri të gjitha këto? Besoj se po. Kjo është arsyeja se pse me dëshpërim i shoh qasjet disfatiste të liderëve perëndimorë, si Joe Biden, Emmanuel Macron dhe Naftali Bennett.
E kam të vështirë të gjykoj se si veprimet e tyre mund të shihen nga elektoratet e tyre. Megjithatë, e di mirë se si perceptohen nga z. Putin, kur ai rri ulur në fund të tryezës së tij të gjatë. Fluturojnë për në Moskë, e thërrasin, i kërkojnë të ndalet, por e sigurojnë se nuk do të ndërhyjnë dhe se nuk duan që ai t’i perceptojë si provokim disa lëvizje të caktuaratë tyre. Presidenti i sheh të gjitha këto si dobësi dhe kjo është punë shumë e rrezikshme.
Një pjesë e problemit është se liderët aktualë të vendeve perëndimore nuk janë marrë kurrë me banditët. Përvoja dhe edukimi i tyre lidhet me ndërveprimet mes shtetarëve. Parimi i sjelljes së këtyre njerëzve është se në interes të elektoratit ose të subjekteve të tyre, të dyja palët duhet ta pranojnë njëra-tjetrën. Lufta është e keqe për ta dhe përdorimi i forcës është mjeti i fundit.
Ky nuk është rasti me Vladimir Putinin. U rrit në KGB, në një organizatë që mbështetej në forcë dhe mospërfillje të ligjit. Teksa punonte në Bashkinë e Shën Petersburgut në fillim të viteve 1990, ishte përgjegjës për ndërveprimin informal të gangsterëve me agjencitë për zbatimin e ligjit. Atëbotë në Rusi, Shën Petersburgu u perceptua si Çikago dikur gjatë kohës së prohibicionit. Në vend të uiskit të kontrabanduar, gangsterët shisnin drogë dhe naftë.
Kohët ndryshuan, por mbetën të njëjta mënyrat e tij për të zgjidhje të çështjeve. Disa nga bisedat mes të besuarve të tij dhe kriminelëve të njohur – të bëra publike pas një hetimi nga prokurorët spanjollë – na ndihmojnë të kuptojmë se vrasja e Aleksandër Litvinenkos dhe helmimi i Alexey Navalnyit dhe Sergei Skripalsit u bënë me urdhrin e kapos. Veprimet e tilla janë normë në rrethet e presidentit, sepse ai për nga natyra është bandit.
Edhe pas më shumë se 20 vjetëve në pushtet, pasi ka fituar imazh dhe vetëbesim të fortë, banditi mbetet gjithmonë bandit sa i përket perceptimit të tij mes atyre që e rrethojnë. Është gabim drastik nëse shihet si burrështetas normal. Partnerët e huaj të Rusisë nuk arrijnë ta kuptojnë se kush në të vërtetë është ai.
Kam përvojë në ballafaqimin tim me banditët. Pasi i kalova dhjetë vjet në burgjet ruse, mund të them se gjëja më e rrezikshme është t’ua tregosh atyre ndonjë dobësi apo pasiguri. Çdo hap drejt kërkesave të tyre, pa demonstrim të qartë të forcës, perceptohet si dobësi. Sipas logjikës së tyre, nëse vendet perëndimore thonë se nuk do të heqin dorë nga Ukraina dhe megjithatë e bëjnë këtë, kjo do të thotë se janë të dobët. Dhe, kjo e bën të mundshme për z. Putin t’i shikojë fqinjët tjerë, si Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia të cilat më parë ishin gjithashtu pjesë e Perandorisë Ruse.
Duhet të kuptoni se në kokën e vet z. Putin prej kohësh ka qenë në luftë jo me Ukrainën, por me Amerikën. Dhe, Amerika e NATO tani duken se po tërhiqen. Ai nuk është i vetmi bandit që situatën e percepton në këtë mënyrë. Banditët tjerë gjithashtu po vështrojnë dhe i presin radhët e veta, teksa poshtërimi i Amerikës jehon në mbarë botën. Transnistria po trazohet, Ballkani prapë nuk është i qetë, Irani po i sulmon bazat amerikane. Në një moment, Amerika dhe NATO do të hakmerren, por deri atëherë do të lodhen nga sorrat dhe coftinarët në pjesët e ndryshme të botës dhe z. Putin nuk do ta kuptojë menjëherë se zbythja është serioze. Nuk hiqet aq shpejt zakoni i mosndëshkimit mes banditëve. Dhe, kjo do të thotë se mund të ndodhë një luftë më e keqe, edhe më e madhe.
Ndoshta nuk e besoni. Por, ta kini parasysh këtë: z. Putin arriti ta çoj lartë besueshmërinë e të tjerëve ndaj tij – kur e merr detyrën në vitin 1999 – me luftën në Çeçeni. E zgjidhi problemin e kontrollimit të “presidentit të tij të përkohshëm” Dmitry Medvedev, duke shkuar më 2008 në luftë me Gjeorgjinë. Duke shkuar në luftë me urdhrat e z. Putin, z. Medvedev u detyrua ta braktiste agjendën e tij të modernizimit. Duke e pushtuar Krimenë, z. Putini e zgjidhi problemin e rënies së besueshmërisë në vitet 2013-14.
E tashti, lufta në Ukrainë e zvogëlon çdo ankesë për rënien ekonomike përgjatë një dekade. Nëse atij i lejohet ta marrë përsipër Ukrainën, ekonomia do të vazhdojë të shembet si rezultat i korrupsionit dhe i sanksioneve. Një përmbytje arkivolesh do të vërshojë në vendin e tij në Rusi, sepse lufta guerile nuk mund të ndalet. Gjendja e popullatës do të vazhdojë të përkeqësohet. Dhe, në vitin 2024 do të ketë zgjedhje.
Cila mund të jetë zgjidhja e z. Putin? Do të jetë një tjetër “operacion special”. Moldavia është shumë e vogël, kështu që mund të jetë ndonjë nga shtetet baltike ose Polonia. Nëse Putini nuk ndalohet në ajrin mbi Ukrainën, NATO do të detyrohet ta luftojë atë në tokë.
Sa i përket armëve bërthamore, presidenti rus ka psikozë maniake. Është i fiksuar të bëhet figurë historike si Stalini. Në portën e Kremlinit e ka vendosur një statujë të madhe të Princit Vladimir, të krijuesit të Rusisë. Por, nuk është vetëvrasës, përndryshe nuk do të rrinte ulur me miqtë në anën tjetër të një tavoline 20 metra të gjatë. Ai do t’i përdorë armët bërthamore veç kur beson se po dështon. Por, përderisa NATO çdo ditë po e refuzon zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, vetëbesimi i tij po rritet.
Nuk dua që vendi im të përballet me NATO-n në një konflikt global, por përpjekja për të folur me një bandit – pa ia treguar atij forcën – të çon pikërisht në këtë pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë