Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë vizitës në Prishtinë, u shpreh se Kosova e ka bërë punën e saj për sa i përket liberalizimit të vizave. Tani duhet që Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet.
Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian është duke i zgjatur dorën shteteve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër ajo përmendi edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku sipas saj, nevojitet përparim. Annalena Baerbock, gjatë vizitës së saj në Kosovë, u shoqërua edhe nga Manuel Sarrazin, i dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, të cilin qeveria gjermane e emëroi në këtë pozitë më 18 shkurt 2022.
“Forcim i besimit në rajon”
“Një ndër çështjet më të rëndësishme është forcimi i besimit në rajon. Para se gjithash nevojiten përparime në procesin e dialogut për normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto dy shtete duhet të gjejnë një zgjidhje edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale të Serbisë, më 3 prill”, tha Baerbock. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Ministrja e Jashtme gjermane, gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Baerbock rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, në këtë kuadër edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe tani i mbetet Bashkimit Evropian, ta bëjë të njëjtën gjë. Për ne nuk ka më pikëpyetje dhe na duhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Për këtë jemi duke punuar me tërë forcën tonë”, tha ministrja e Jashtme gjermane.
Ballkani Perëndimor i përket Evropës
Në Prishtinë Baerbock foli edhe për pushtimin rus të Ukrainës. Ajo tha se sulmi mbi Ukrainë, “ishte pikë kthese apo një thirrje zgjimi referuar rëndësisë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor”. “Kjo luftë po bëhet me bomba dhe raketa kundër njerëzve në Ukrainë dhe për këtë arsye duhet të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë këtë luftë dhe të krijojmë korridore humanitare”, tha Baerbock.
Duke folur për sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë, pas fillimit të sulmeve në Ukrainë, ministrja e Jashtme gjermane, falënderoi Kosovën që i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe sipas saj, “ky qëndrim i qartë ka treguar edhe njëherë se Kosova si i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Evropës.
“I vendosim sanksione që ne mendojmë që janë të nevojshme. Kur i vendosim ato, e dimë që i vendosim për një kohë të gjatë, prandaj i shqyrtojmë me saktësi para se t’i vendosim, sepse nuk duam t’i tërheqim menjëherë. Nëse do të mund ta ndalnim luftën, do ta bënim. E dimë që Putin ka rezerva dhe nuk do ta ndalojë luftën menjëherë”, tha Baerbock.
Kurti: Kosova partnere e qëndrueshme e Gjermanisë
Ministrja e Jashtme gjermane gjatë takimit, siguroi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se Gjermania do vazhdojë të mbështesë në projekte zhvillimore Kosovën edhe në të ardhmen. E kryeministri Kurti ng ana e tij, tha se “Kosova është partnere e qëndrueshme e Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian” dhe sipas tij, “këtë e ka dëshmuar me pritjen e refugjatëve nga Afganistani, me krizën në Ukrainë dhe me sanksionet që ka vendosur ndaj Rusisë”.
Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë dhe të BE-së për Kosovën. “Kam kërkuar mbështetje për reformat, në punësim dhe drejtësi. Kosova duhet të përfitojë më shumë nga fondet e BE-së, në infrastrukturë, energji e të tjera. Gjermania mund të ndihmojë më shumë në këtë drejtim”, tha kryeministri Kurti.
Osmani: Ndihmë nga Gjermania për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock, para Kurtit, takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit në një komunikatë për medie tha se “për Kosovën dhe paqen e sigurinë në rajon, është ekzistenciale fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO”.
“Agresioni rus në Ukrainë, ka nxitur domosdoshmërinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një njoftim të zyrës së presidencës. Aty po ashtu thuhet se “Presidentja Osmani kërkoi nga ministrja Baerbock mbështetje nga Gjermania për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”.
“Kosova është e gatshme të plotësoj të gjitha kriteret për anëtarësim në këtë organizatë, pasi kjo paraqet shtysë të rëndësishme për zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut dhe agjendën evropiane të vendit”, ka thënë presidentja Osmani.
Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, të premten paradite së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, do të përurojnë një park të ri të energjisë me erë “Selac Windpark”, në Komunën e Mitrovicës, një investim ky i Kosovës por dhe me ndihma nga Gjermania.
Ananalena Barebock, pas vizitës që zhvilloi në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, do të udhëtojë për në Beograd, ku tha se edhe atje do të përcjellë mesazhin se nevojitet përparim në dialogun Kosovë-Serbi. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë