LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasjeje të madhe mes vete pas humbjes nga Reali, bashkëlojtarët ndërhynë për t’i ndarë

Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasjeje të madhe mes vete pas humbjes nga Reali, bashkëlojtarët ndërhynë për t’i ndarë

Gianluigi Donnarumma dhe Neymar Jr për pak sa nuk u përplasën pas ndeshjes së Paris Saint-Germain ndaj Real Madrid mbrëmë, me sulmuesin brazilian që akuzoi portierin për golin e parë.

PSG pësoi një tjetër humbje evropiane në Madrid mbrëmë. Ata dukeshin se kishin kontrollin e lojës për më shumë se një orë, por një gabim i Donnarummas shkaktoi rikthimin e Real Madridit, i frymëzuar nga një het-trik i Karim Benzema.

Humbja e turpshme shkaktoi zemërim të madh tek të gjithë lojtarët, stafi dhe drejtuesit e klubit parisien, por Neymar dukej së e kishte personale me dikë.


Pochettino pas eliminimit: Ishim superiorë ndaj Real Madridit, goli i parë duhej anuluar
Lexo po ashtu Pochettino pas eliminimit: Ishim superiorë ndaj Real Madridit, goli i parë duhej anuluar

Sipas gazetës Marca, Neymar akuzoi bashkëlojtarin e tij, Donnarumma, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ai e fajësoi italianin për golin hapës të Real Madridit, por Donnarumma u kundërpërgjigj, duke thënë se Neymar ishte përgjegjës për golin e dytë të Los Blancos, të cilin ata e pranuan pasi ai humbi topin në gjysmën e fushës.

Braziliani dhe Donnarumma për pak sa nuk u përplasën në tunel dhe disa nga bashkëlojtarët e tyre u desh të ndërhynin për t’i ndarë.

Nuk ishte episodi i vetëm i dhunshëm i mbrëmjes

Incidenti i PSG-së pas përfundimit të ndeshjes nuk do të kufizohej vetëm në luftën mes Neymar dhe portierit italian. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi zbriti në tunelin e stadiumit me Leonardon për të qortuar gjyqtarin për një faull të mundshëm të Benzema ndaj Donnarummas në golin e parë të Mbretërve.

Al-Khelaifi e humb kontrollen, tenton t'i sulmojë gjyqtarët e ndeshjes, por ngatërron dhomën dhe kërcënon një punonjës të Real Madridit
Lexo po ashtu Al-Khelaifi e humb kontrollen, tenton t'i sulmojë gjyqtarët e ndeshjes, por ngatërron dhomën dhe kërcënon një punonjës të Real Madridit

Megjithatë, aty nuk arritën ta takojnë gjyqtarin, por vetëm një zyrtar të vendasve, të cilin Al-Khelaifi thuhet se e kërcënoi me fjalët “do të të vras” dhe u desh ndërhyrja e sigurimit për ta qetësuar situatën.

“Presidenti dhe drejtori teknik i PSG-së treguan sjellje agresive dhe tentuan të futen në zhveshtoren e gjyqtarëve. Kur gjyqtari u kërkoi të largoheshin, ata bllokuan derën dhe presidenti goditi qëllimisht flamurin e njërit asistentë duke e thyer”, thuhet në raportin e gjyqtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
KH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen

KH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen

Hendboll
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori