LAJMI I FUNDIT:

Vdekjet globale nga COVID-19 kalojnë shifrën gjashtë milionë

Vdekjet globale nga COVID-19 kalojnë shifrën gjashtë milionë

Numri global i vdekjeve nga COVID-19 kaloi gjashtë milionë të hënën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Vdekjet ditore globale kanë rënë me shpejtësi gjatë muajit të kaluar, nga rreth 11 mijë në ditë në javën e dytë të shkurtit në rreth shtatë mijë në ditë tani – një nga normat më të ulëta të raportuara gjatë vitit të kaluar.

Por humbja është ende e madhe, me rreth një milion vdekje të regjistruara gjatë katër muajve të fundit, shkruan CNN.


Rreth 1 në çdo 1,300 njerëz në mbarë botën ka vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, dhe ekspertët kanë thënë se numri zyrtar i vdekjeve ka të ngjarë të jetë i ulët.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, postoi të dielën në Twitter se është “shumë herët për të shpallur fitoren” mbi COVID-19.

“Shumë vende po përballen me shkallë të lartë të shtrimit në spital dhe vdekjeve. Me transmetim të lartë, kërcënimi i një varianti të ri, më të rrezikshëm mbetet real. Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve dhe qeverive të tregojnë kujdes”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë vdekje nga COVID-19 se çdo vend tjetër – rreth 960 mijë gjithsej – por Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se numri i vërtetë i vdekjeve për vendin është rreth 32 për qind më i lartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori