LAJMI I FUNDIT:

Nga nënshkrimi i dokumentit për anëtarësim në BE nga Zelensky, e deri te kërkesa e bërë GJND-së për hetimin e krimeve ruse – gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Nga nënshkrimi i dokumentit për anëtarësim në BE nga Zelensky, e deri te kërkesa e bërë GJND-së për hetimin e krimeve ruse – gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Në ditën e pestë të agresionit rus në Ukrainë, liderë nga e mbarë bota kanë vazhduar të bëjnë thirrje për ndalje të luftimeve.

Presidenti rus Vladimir Putin madje ka zgjedhur të krijoj një situatë edhe më kaotike, duke kërcënuar me gatishmëri të plotë të forcave bërthamore, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, takimi i shumëpërfolur mes palës ukrainase dhe asaj ruse, përgjatë vijës kufitare me Bjellorusinë rezultoi pa ndonjë marrëveshje të arritur.

Madje është kërkuar të ketë një raund tjetër bisedimesh. E për ta dëshmuar edhe më tej agresivitetin dhe pabesinë se nuk do të ketë sulme si nga ajri ashtu dhe nga toka derisa të zhvillohen bisedimet, Rusia filloi me bombardimet e saj mbi Kiev dhe Kharkiv.


Duke shkelur kështu premtimin e dhënë se nuk do të reagojë derisa palët të rikthehen në shtëpitë e tyre. Mirëpo edhe kësaj radhe forcat ukrainase rezistuan dhe arritën të zmbrapsin forcat ruse që menduan se do të kalojnë lehtë.

E kundër agresionit rus reagoi pothuajse çdo institucion në botë, pra nga FIFA e deri te UEFA që sanksionuan Rusinë për shkak të veprimit të saj më të fundit.

Bota perëndimore vazhdon ta përkrah fuqishëm Ukrainën që po mbron sovranitetin e saj – duke i dërguar ndihma prej atyre ushtarake, ushqim e pajisje mjekësore.

E shumë shtete nga e mbarë bota po solidarizohen me Ukrainën, duke shprehur gatishmëri që të pranojnë refugjatë nga ky vend – kryesisht fëmijë dhe të moshuar, pasi të tjerët kanë vendosur të qëndrojnë dhe të mbrojnë vendin nga agresioni rus.

Në anën tjetër miliarderi amerikan Elon Musk, që dy ditë më parë kishte premtuar se do të dërgojë pajisje me qëllim që ukrainasit të kenë internet falas – tashmë kanë arritur dërgesat e para dhe në Ukrainë po montohen pajisjet.

Sa i përket ndihmës ushtarake, shumë shtete evropiane duke filluar nga Britania e Madhe, Gjermania e së fundmi edhe Finlanda janë shprehur të gatshme të dërgojnë armë të ndryshme.

Ndërkaq matanë Oqeanit Atlantik, Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 12 diplomatë rus në Kombet e Bashkuara, të cilët kryenin aktivitete që nuk janë në përputhje me detyrat e tyre – pra thjesht ishin spiunë, të cilëve u është dhënë afat që deri në kah mesi i javës së parë të marsit të largohen.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sot ka nënshkruar një dokument me të cilin aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Gjithashtu ai i ka bërë thirrje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që të fillojnë hetimet për krime kundër njerëzimit të kryera nga rusët në Ukrainë.

Përgjigja ishte e menjëhershme nga ky institucion, që konfirmoi se konform ligjeve dhe kompetencave do të hetojnë pretendimet për krime lufte në Ukrainë.

Invazioni rus në Ukrainë ka zemëruar tërë botën, ku shumë britanikë sot janë shfaqur para ambasadës së Ukrainës në Londër, duke kërkuar informacione se ku duhet lajmëruar për të marrë pjesë në luftë kundër rusëve.

Shumë prej tyre me bindje të plotë shpreheshin se janë të gatshëm të japin jetën, pasi sipas tyre Ukraina ka nevojë për ndihmë dhe ata janë të gatshëm ta ofrojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori