LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni ukrainas mbërrin në kufirin me Bjellorusinë për bisedime me Rusinë

Delegacioni ukrainas mbërrin në kufirin me Bjellorusinë për bisedime me Rusinë

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase të hënën në mëngjes.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.


Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Ndryshe, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.

Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar agresionit, përcjell Telegrafi.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit”. /Telegrafi/