LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha vazhdon të promovojë të brendshmet provokuese, thotë se vajzat e të gjitha përmasave meritojnë të duken bukur

Bebe Rexha vazhdon të promovojë të brendshmet provokuese, thotë se vajzat e të gjitha përmasave meritojnë të duken bukur
Foto: Bebe Rexha/TikTok

Bebe Rexha shfaqi linjat e saj të bujshme të trupit e veshur me të brendshme të kuqe, në një video të re në Instagram këtë javë.

Biondja 32-vjeçare dukej tejet provokuese, teksa pozonte me linjën e re të veshjeve të të brendshme të kompanisë “Adore Me”, me të cilën ajo ka një kontratë bashkëpunimi, shkruan DailyMail.

Rexha mund të shihej duke pozuar me një grup modelesh “të të gjitha formave dhe madhësive të trupit”, teksa në mbishkrimin e videos, tregoi se ky ka qenë edhe qëllim i videos në fjalë.


Foto: Bebe Rexha/TikTok

Bleta (emri i vërtetë i artistes) mund të shihej duke realizuar një pozë klasike të viteve 1950, teksa shfaqte figurën e saj të bujshme të trupit.

Bebe Rexha thekson linjat e bujshme të trupit në fustanin prej lëkure gjatë pushimeve në Hawaii
Lexo po ashtu Bebe Rexha thekson linjat e bujshme të trupit në fustanin prej lëkure gjatë pushimeve në Hawaii

Interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” u ndërlidh me kolegët e saj modele, të cilët secila prej tyre promovonin numra të ndryshëm të të brendshmëve, varësisht nga madhësia e trupit të tyre.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

E gjithë videoja në fjalë, e cila përveçse në Instagram, është publikuar edhe në TikTok, shoqërohej edhe me një ‘remix’ të ri të këngës klasike “Toxic” të artistes Britney Spears.

Në fund të videos, i gjithë grupi i modeleve, përfshirë Bebe Rexhën, u shfaqën të ulura në një palë shkallë, të përgjumura së bashku.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

“Kur vajzat e të gjitha formave dhe madhësive duken seksi në të brendshmet e ‘Adore Me’”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e videos.

Bebe Rexha duket me stil në imazhet e fundit, ndërsa pozon me dekoltenë e hapur
Lexo po ashtu Bebe Rexha duket me stil në imazhet e fundit, ndërsa pozon me dekoltenë e hapur

32-vjeçarja aktualisht është në lidhje me regjisorin Keyan Sayfari, me të cilin e zyrtarizoi lidhjen në shtator të vitit 2020, pas disa muajsh thashetheme në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Vetëm pak ditë më parë, Rexja, e cila është deklaruar si bipolare, publikoi në Instagram përditësime nga festa e Shën Valentinit që kishte shijuar me të në Hawaii.

Këto paraqitje të saj vijnë disa muaj pasi ajo rrëfeu me lot në sy pasiguritë e saj për peshën trupore.

Në një video emocionuese të publikuar gjatë dhjetorin në TikTok, Rexha deklaroi se ndihej ‘e neveritshme në trupin e saj’ dhe ishte ‘në peshën më të madhe që ka pasur ndonjëherë’.

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Unë e peshova veten vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta tregoj peshën sepse ndihem në siklet”, pranoi Rexha në TikTok.

“Nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj. Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht arsyeja që unë nuk kam postuar në vitin e fundit më shumë se sa viteve të kaluar”, shtoi ajo përgjatë videos.

“Unë mendoj se i gjithë pozitiviteti i trupit që buron nga unë është ndoshta një vend i lëndimit dhe konfuzionit të pëlqimeve, nuk di si ta ndihmoj më veten ose si ta dua veten”, rrëfeu artistja me origjinë shqiptare. /Telegrafi/

@beberexhaHonest update.♬ original sound – BebeRexha

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori