LAJMI I FUNDIT:

Nga “miss” në aktore – bukuroshja e serialit “Kryetari i mirë me shokë shumë”, Frontina Gashi flet për rrugëtimin e saj në serial

Frontina Gashi. Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Ardian Keka/Telegrafi

Seriali “Kryetari i mirë me shokë shumë”, është kthyer tashmë në një prej komedive më të ndjekura në vend.

Të bëmat e kryetarit të komunës imagjinare të Ulmirit dhe personazheve të tjerë shoqërues, e kanë bërë këtë serial një nga transmetimet hit në rrjetet sociale.

Një prej roleve që pa dyshim ka rrëmbyer vëmendje të madhe nga audienca është bukuroshja Frontina Gashi, e cila në “Kryetari i mirë me shokë shumë” luan rolin e sekretares atraktive të kryetarit.


Pamje nga xhirimet e serialit “Kryetari i mirë me shokë shumë” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gashi, e cila ka qenë njëherësh edhe “Miss Grand Kosova” në vitin 2020, ka treguar për Telegrafin se si është pritur roli i saj në këtë serial.

“Roli im në këtë serial është pritur shumë mirë edhe kam pasur non-stop komente tepër të mira. Asnjë nuk mund të them se ka qenë negative. Si në rrjetet sociale, por edhe në rrugë po e shoh që është duke u shikuar seriali dhe është duke u pritur shumë mirë”, tha Frontina për Telegrafin.

Frontina Gashi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bukuroshja e cila ka një rol satirik në të cilin personazhet e serialit i drejtohen me nofkën ‘Lepa Brena’, thotë se tashmë ka njerëz në rrugë që e identifikojnë me këtë emërtim.

A do të pranonte t'i futej një gare politike prej vërteti 'kryetari' i serialit komik "Kryetari i mirë me shokë shumë"?
Lexo po ashtu A do të pranonte t'i futej një gare politike prej vërteti 'kryetari' i serialit komik "Kryetari i mirë me shokë shumë"?

E pyetur nëse fama e saj ka pësuar ngritje me pjesëmarrjen në “Kryetari i mirë me shokë shumë”, Gashi pohoi me vetëbesimin më të madh që ka ndodhur një gjë e tillë.

“Po ka ndikuar, të them të drejtën shumë. Në rrjete sociale non-stop, por edhe në rrugë goxha shpesh më ndodhë më ndalin dhe më thonë ndonjë tekst timin, ose edhe më thonë ‘Lepa Brena’ – kjo më ka ndodhur më shpesh (qesh). Por në përgjithësi kanë qenë shumë komente të mira edhe kdo kisha dashur t’i falënderoj shumë të gjithë ata që më kanë përkrahur”, thekson Frontina.

Frontina Gashi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Për fund, ajo tregoi se nëse joshja e saj femërore dhe roli i saj provokues në serial, ka shkaktuar ngacmime nga njerëzit në rrugë apo përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Jo shaka jo, ngacmime kështu si ‘Hey kjo vajza në serial’, Lepa Brena’ apo ‘Linda’, por ndonjë ngacmim palidhje kështu jo nuk ka pasur”, ka thë Frontina Gashi për Telegrafin.

Bukuroshja Gashi përndryshe në vitin 2020 ka përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë në Tajlandë dhe një vit më vonë Shqipërinë në Egjipt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori