LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i PDK-së në 14 vjetorin e Pavarësisë viziton familjet e Thaçit, Krasniqit e Veselit

Kryetari i PDK-së në 14 vjetorin e Pavarësisë viziton familjet e Thaçit, Krasniqit e Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës ka vizituar familjet e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryepartalmentarëve të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar të gjithë qytetarët për këtë përvjetor, teksa tha se shënimin e kësaj date ka vendosur ta bëj tek këto familje që janë pjesë e historisë së rrugës drejt pavarësisë.

“Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë”, shkruan Krasniqi.


Ai shtoi se ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë.

“Ky kapitull, veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë”, shkruan Krasniqi.

Po ashtu, ai ka vizituar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

“Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe Presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur”, shkruan tutje, Krasniqi.

Po ashtu, ai theksoi se Republika e Kosovës është produkt i të drejtës së popullit tonë për liri e pavarësi, të cilën të drejtë, populli ynë e ka fituar me kontributin e madh të shumë burrave e grave ndër breza, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit, shembulli sublim i të cilës manifestohet me Komandantin Adem Jashari dhe sakrificën titanike të familjes së tij.

“Kosova si shtet i pavarur e ka përmbushur të drejtën tonë historike, por puna për forcimin e shtetit, ekonomisë, mirëqenies dhe bazës së qëndrueshme për të ardhme prosperuese, vazhdon të mbetet një detyrë e përhershme e gjithsecilit prej nesh dhe kësaj detyre, Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i shmanget kurrë. Urime të gjithëve përvjetori i 14-të i Kosovës sovrane”, përfundoi kryetari i PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori