LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq i gatshëm ta merr postin e kryeministrit të Malit të Zi

Abazoviq i gatshëm ta merr postin e kryeministrit të Malit të Zi

Lideri i lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka listë të anëtarëve të qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Javën e kaluar është shkarkuar qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, por nuk është shpërndarë parlamenti dhe po kërkohen alternativa për krijimin e një qeveri të re.

Publikohen pagat e Qeverisë së Malit të Zi - zbulohet rroga e Abazoviqit dhe Krivokapiqit
Lexo po ashtu Publikohen pagat e Qeverisë së Malit të Zi - zbulohet rroga e Abazoviqit dhe Krivokapiqit

“Unë do të doja që Mali i Zi të krijonte qeverinë e 43-të dhe, pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila do të ishte axhenda e saj. Do të doja të bënte diçka për të reduktuar polarizimin e shoqërisë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE”, tha Abazoviq.


Ai tha se nëse ndryshojnë rrethanat dhe nëse është vullneti i shumicës së deputetëve, ai është i gatshëm të jetë kryeministër, citon vijesti.me.

“Dua të them vetëm se nuk është e lehtë të jesh kryeministër në këto rrethana, kryeministër bëhesh pas zgjedhjeve dhe për këtë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe më shumë se të gjithë kritikët që do ta kritikonin këtë propozim. Megjithatë ndonjëherë në politikë zgjidhjet kalimtare janë zgjidhje historike”, ka thënë ai.

Abazoviq bisedoi me Gjukanoviqin për formimin e një "qeverie evropiane" të Malit të Zi
Lexo po ashtu Abazoviq bisedoi me Gjukanoviqin për formimin e një "qeverie evropiane" të Malit të Zi

Ai tha se nuk është i sigurt se zgjedhjet do të jenë zgjidhje sepse ka ende kushte në të cilat duhet të punohet për një proces të drejtë zgjedhor. Ai tha se megjithatë mund të jetë edhe opsion nëse ka konsensus të subjekteve kryesore politike.

Politikani shqiptar shprehet se ka dhënë fjalën, apo besën se DPS-i i Milo Gjukanoviqit do të rrëzohet nga pushteti dhe kjo është arritur.

Ndryshe, partitë minoritare përfshirë edhe shqiptare i kanë dhënë mbështetje 36-vjeçarit për postin e kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori