LAJMI I FUNDIT:

Shkeljet për të cilat Kuvendi i Shqipërisë pritet ta shkarkojë Ilir Metën

Shkeljet për të cilat Kuvendi i Shqipërisë pritet ta shkarkojë Ilir Metën

Presidenti Ilir Meta ka shkelur të paktën 5 herë Kushtetutën me deklaratat dhe vendimet para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Ky është konkluzioni i raportit të komisionit hetimor parlamentar të ngritur nga mazhoranca në 8 maj 2021 për shkarkimin e presidentit.

Meta akuzohet se ka shkelur paanshmërinë politike dhe ka cenuar procesin zgjedhor me deklarata publike në mbështetje të opozitës përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.


“Nëse Rama fiton pa prekur votën, unë jap dorëheqjen”, – u shpreh Meta para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kuvendi akuzon Metën se Ka cenuar reputacionin e vendit dhe marrëdhënien me partnerët strategjikë me deklarata denigruese ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë.

“Burimi i tensionit në Shqipëri është Edi Rama i cili ka kapur drejtësinë. U bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimor dhe të reagojnë në kohë. Nëse s’do kishin pranuar shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit situata do kishte qenë më e mirë prej kohësh”, ishte një nga deklaratat e tij në prill të një viti më parë.

Meta akuzohet nga Kuvendi se ka cenuar sigurinë dhe rendin kur bëri thirrje për mprehje sfurqesh apo prerje duarsh në rast të prekjes së votës.

“U bëni thirrje Fierit dhe Mallakastrës të mprehin sfurqet dhe sëpatat dhe t’i kenë gati ditën e diel. Po u prek një votë e vetme, ashtu do bëj gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye presidentin”, qe shprehur Meta në një konferencë për mediat në 21 prill 2021, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve.

Kuvendi bën përgjegjës Metën edhe për përplasjen me armë në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore, ku u vra një qytetar dhe u plagosën 5 të tjerë.

Parlamenti akuzon Metën se abuzoi me kompetencat e tij kur ktheu me dekret shumë akte ligjore, propozime të kryeministrit dhe emërime në sistemin gjyqësor.

Në 9 qershor 2021 Kuvendi votoi 104 vota pro për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pas 2 seancash, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim brenda 30 ditësh për kërkesën e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, për shkelje të rëndë të Kushtetutës, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori