LAJMI I FUNDIT:

Pacolli flet për njohjen nga shteti afrikan: Ka mbetur që Osmani ose Kurti të udhëtojnë tek ai shtet për zyrtarizim

Pacolli flet për njohjen nga shteti afrikan: Ka mbetur që Osmani ose Kurti të udhëtojnë tek ai shtet për zyrtarizim

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në fund të muajit dhjetor të 2021, kishte paralajmëruar njohje të Pavarësisë së Kosovës nga një shtet, i cili vjen nga kontinenti i Afrikës.

Pacolli nuk kishte përmendur emrin e këtij shteti, por ka thënë se për këtë gjë e ka njoftuar kryeministrin e Albin Kurti.

Sipas tij, presidenti i shtetit afrikan ka shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.


Edhe pse institucionet nuk kanë bërë publike ardhjen e delegacionit afrikan në Kosovë, Pacolli thotë se një gjë e tillë ka ndodhur.

I pyetur nga një qytetar në Facebook se çfarë ndodhi me atë njohje, Pacolli tha se tani duhet që Presidentja Vjosa Osmani ose Kryeministrit Albin Kurti të shkojnë për vizitë tek ai shtet.

“Te lutem bëjani pyetjen Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani. Detyra ime ka qenë me ua sjellë delegacionin ( ai ishte në Kosovë, po në atë kohë unë i pata paralajmëruar) dhe tani ka mbetur që një nga dy figurat të udhëtojnë për vizitë zyrtare në atë shtet për nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike me Presidentin e atij shteti, ashtu siç ishte paraparë”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkaq, lidhur me këtë, Pacolli kishte hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se i ka shkruar mesazh në telefon dhe i ka treguar për delegacionin afrikan, por që sipas Pacollit, kryeministri nuk i kishte kthyer përgjigje.

Kujtojmë se shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës është Izraeli, i cili më 1 shkurt të 2021 zyrtarizoi njohjen për Kosovën.

Në 5 vitet e fundit, shtetin më të ri evropian, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt të 2008, e njohën veç katër shtete: Izraeli, Barbadosi, Madagaskari dhe Bangladeshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori