LAJMI I FUNDIT:

Petkov: Deri tani gjithçka është përmbushur, nuk kam pse të mos i besoj Kovaçevskit

Petkov: Deri tani gjithçka është përmbushur, nuk kam pse të mos i besoj Kovaçevskit

Besoj se interesi ynë i përbashkët me presidentin Radev është për të mirën e Bullgarisë. Ne si bullgarë duhet të pyesim veten se çfarë duam nga marrëdhëniet me fqinjët tanë, tha sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qëndrimi i përbashkët për Maqedoninë e Veriut është konfirmuar.

“Kur ky qëndrim nuk lidhet vetëm me një pjesë të marrëdhënieve tona të përbashkëta, linjën ajrore në Shkup, biznesin, hekurudhat, befas të gjithë janë më të gatshëm të diskutojnë të gjithë mundësinë e të gjithë kornizës së fqinjësisë së mirë. Besoj se qasja e re dhe dëshira për fqinjësi të mirë është e mirëpritur edhe nga Maqedonia e Veriut”, tha Petkov.


Kryeministri bullgar beson se në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut ka forca që nuk duan të kenë fqinjësi të mirë në Ballkan.

“Por, kur kemi një vizion të qartë, nuk duhet të tronditemi nga provokimet. Unë dhe Dimitar Kovaçevskin jemi përgjegjës për politikën e jashtme të marrëdhënieve tona. Për momentin, gjithçka që kemi rënë dakord është përmbushur. Gjithçka është e plotësuar, nuk kam pse të mos i besoj”, ka shpjeguar Petkov, përcjell “BGNES”.