LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian modelon kostume të bukura dhe veshje me stampim leopardi në reklamën e markës Balenciaga

Kim Kardashian modelon kostume të bukura dhe veshje me stampim leopardi në reklamën e markës Balenciaga

Kim Kardashian është më në fund, në mënyrë të pashmangshme një yll i fushatës Balenciaga.

Superylli modelon tre pamje të ndryshme në reklamat e reja të markës luksoze, të cilat u publikuan të martën.

ë një imazh veçanërisht të markës, Kim pozon me një kostum të ngushtë me një version të verdhë neoni të çantës së lakmuar “Le Cagole ” të Balenciaga (e kompletuar me etiketën e personalizuar “KKW”) që qëndron pranë saj.


Ajo pozon gjithashtu me një pallto leopardi me lesh të stiluar me të njëjtën çantë në të zezë, së bashku me çizmet “Le Cagole” me shumë kopsa.

Khloe Kardashian ishte e befasuar nga lidhja e Kim Kardashian me Pete Davidson, teksa i jep miratimin e saj çiftit të ri
Lexo po ashtu Khloe Kardashian ishte e befasuar nga lidhja e Kim Kardashian me Pete Davidson, teksa i jep miratimin e saj çiftit të ri

Dhe në një foto të tretë nga fushata, e cila u xhirua nga Stef Mitchell në shtëpinë e Kardashian në Calabasas, ajo vesh një pallto të zezë me çizme me majë, syze që mbrojnë fytyrën dhe një mini çantë “Hourglass”.

Kardashian duket se është e destinuar për këtë pamje të modës së lartë, pasi ka veshur Balenciaga të panumërta gjatë vitit të kaluar –  gjatë koncertit të saj pritës “SNL”, ndërsa po ecte në tapetin e kuq të Met Gala dhe për të dalë në skenë në eventin “Donda” të ish-it Kanye West.

Sigurisht që vlen të përmendet se West, 44 vjeç, është gjithashtu një fans i vjetër i markës, pasi e ka prezantuar Kardashian me drejtorin kreativ Gvasalia në radhë të parë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Për nënat
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Për nënat
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Kalo në kategori