LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, Sali Berisha: Jemi në koalicion me LSI-në

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, Sali Berisha: Jemi në koalicion me LSI-në

Në konferencën e prezantimit të kandidatëve, ish-kryeministri  i Shqipërisë Sali Berisha konfirmoi koalicionin me LSI. Teksa tha se kandidatët e tij do të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e Shqipërisë në 6 Mars si koalicion konfirmoi se pjesë e këtij koalicionit është edhe LSI.

“Kandidatët do të jenë pjesë e një koalicioni. Pa diskutim LSI do të jetë. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Jemi në negociata edhe me parti të tjera. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë”, tha ai.

Më tej Berisha u shpreh: “Edi Rama ka konfiskuar me një akt madhor kriminal politik siglën e PD-së. Ne e konsiderojmë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti nuk është opsion për ne.


Do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet edhe logoja, të cilin çdo shqiptar e ka të qartë, që logon e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama”./Opinion

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori