LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker deklarojnë ‘se do të vdisnin’ për njëri-tjetrin

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker deklarojnë ‘se do të vdisnin’ për njëri-tjetrin

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker të cilët janë fejuar që nga tetori, deklaruan publikisht se “do të vdisnin” për njëri-tjetrin përmes Instagramit të shtunën.

Të dy nuk i kursejnë asnjëherë dedikimet, dhe një të tillë e kanë bërë edhe së fundmi, duke treguar dashurinë e madhe që kanë mes tyre.

“Unë do të vdisja 4 vjet”, shkroi Barker në një foto ku shfaqet me të fejuarën e tij.


View this post on Instagram

A post shared by travisbarker (@travisbarker)

“Ti, unë do të vdisja për ty”, shkroi Kardashian në seksionin e komenteve, që u pasuan edhe nga shumë të tjera nga ana e fansave.

“Nëse dashuria ime nuk është kështu, nuk e dua”, shkroi krijuesi i përmbajtjes Dustin Tyler në seksionin e komenteve.

Foto: Getty Images

Kardashian, 42, gjithashtu ndau në llogarinë e saj gjatë fundjavës për të ndarë dy foto të saja me Barker, 46, në sfond.

Kourtney Kardashian – e cila ka tre fëmijë, Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 7, me ish-partnerin, Scott Disick – i tha “po” propozimit madhështor të Barker në tetor 2021.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Dasma e tyre do të shënojë martesën e tretë të Barkerit. Ai ishte i martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe me Shanna Moakler nga 2004 në 2008.

Barker ka dy fëmijë, djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 15 vjeç, me Moakler. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori