LAJMI I FUNDIT:

Petkov: Nga tetë ditë si kryeministër, Kovaçevski katër i ka kaluar në qeverinë bullgare

Petkov: Nga tetë ditë si kryeministër, Kovaçevski katër i ka kaluar në qeverinë bullgare

Dimitar Kovaçevski është vetëm një javë kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe nga ato tetë ditë ka kaluar katër në Qeverinë bullgare, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu referuar deputetëve bullgarë.

Ai shtoi se një numër i madh ministrash nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në Sofje dhe do të bëjnë përparim në një sërë fushash.

“Ne nuk e injorojmë në asnjë mënyrë qëndrimin bullgar. Biseduam edhe për temat që janë të rëndësishme për ne sipas qëndrimit Kornizë”, u përgjigj Petkov në pyetjen e ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva.


Petkov theksoi se kryeministri Kovaçevski tha se nuk sheh ndonjë problem në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Ai nuk ndau një kohë kur do të ndodhë kjo, por gjithsesi e tha. Gjithashtu, nuk po flasim më për 5 + 1, por për 4 + 1 dhe vetëm për dy javë”, tha Petkov.

Petkov theksoi se së bashku do ta festojnë 4 shkurtin, ditën e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev.