Të hash si një lojtar i Anglisë: Njihuni me shefin e besueshëm të kuzhinës që po i ushqen Tre Luanët
Sikurse lojtarët në ekipin e Anglisë, Omar Meziane e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke e dëshmuar se është i denjë për të marrë një thirrje.
Ai është një kuzhinier i njohur londinez, i cili është zhvendosur në sport përmes skuadrës së tij të zemrës nga League One, Wycombe Wanderers, ndërsa tani gatuan për ekipin e Tre Luanëve duke qenë pjesë gjatë pjesëmarrjeve të tyre në Kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe pastaj në Euro 2020.
“Në fakt, më erdhi një mesazh, ku më kërkohej nëse doja t’i bashkohesha ekipit të seniorëve. Ishte si kur merr ftesë një lojtar dhe është një nder, por unë nuk mund ta krahasoj veten me atë çfarë bëjnë lojtarët tanë!”, është shprehur Meziane për Goal.
Babai maroken i tij ka udhëhequr një restorant, ashtu që ai e ka kaluar jetën në kuzhinë, ndërsa suksesi i tij është i bazuar në punën e madhe me dekada.
Krahas gatimit për ekipin e Anglisë, Omar është edhe shef privat kuzhine për disa lojtarë të Chelseat dhe Fulhamit, ndërsa e ka të publikuar edhe librin e tij të gatimeve.
Jo vetëm që gatuan, por edhe ofron këshilla të përgjithshme për top-futbollistët e Anglisë, sikurse Harry Kane, Mason Mount e Raheem Sterling, në lidhje me dietat e tyre.
“Gareth Southgate është shefi dhe ai e udhëheq spektaklin. Ai është njëri nga qeniet njerëzore më të mira që kam njohur dhe nuk e them lehtë. Ambienti që kemi krijuar është për të mos bërë gjë tjetër pos të fituarit, të pasurit sukses dhe të jemi sa më të mirë që mundemi”.
“Ajo që ka ndërtuar Anglia është si një familje e madhe. Janë lojtarët më të mirë në qendrën më të lartë performuese. Çuditem që unë kam qenë i përfshirë në këtë për kaq gjatë”.
“Është magjike, por po ashtu bëhet shumë, shumë punë e madhe. Është punë me presion dhe duhet ta marrësh seriozisht… Dua të besoj se kam pasur ndikimin te secili lojtar me të cilin kam folur. Pavarësisht sa pak mund të jetë”.
“Dua t’u tregoj se ushqimi është më shumë se pula, brokoli dhe kuinoa, dhe se mund të jetë gazmor dhe i shijshëm”, ka rrëfyer ai.
View this post on Instagram
Dietat e futbollistëve kontrollohen më shumë se kurrë, ndërsa kërkesat për trupin rriten për shkak të orarit të ngarkuar të ndeshjeve dhe konkurrueshmërisë së futbollit anglez që zhvillohet në nivelin më të lartë.
Klubet dhe ekipet përfaqësuese nuk punësojnë profesionistë të lartë si Meziane dhe për më shumë, lojtarët shkojnë në shtëpi te shefat privatë të kuzhinës për t’i ndihmuar ta kontrollojnë marrjen e ushqimit.
“Ka të bëjë me gatimin për performancë dhe rikuperim. Ka të bëjë gjithashtu me ushqimet e duhura në kohën e duhur”.
“Unë jam shumë i ndikuar nga rrënjët e mia, me ato shijet dhe teksturat e Afrikës së Veriut prej se jam duke punuar në sport. Të gjithë e dimë se çfarë është e mirë për ne. Është fjala që të kemi një dietë të mirë dhe të ekuilibruar. Kjo do të thotë peshk të mirë cilësor, gjeldeti dhe pulë.
View this post on Instagram
“Ne i përziejmë me sasinë e duhur të karbohidrateve dhe shumë perime. Duke zhvilluar nga dy ndeshje në javë, duhet të siguroheni se ata lojtarë duhet të ushqehen siç duhet. Nëse ata nuk luajnë aq shpesh, atëherë duhet të rregulloni marrjen, pasi nuk djegin aq shumë kalori”, ka shpjeguar Meziane.
Rreth ndeshjeve, ushqimi është i kalibruar me kujdes për performancën maksimale, por kjo nuk do të thotë që ushqimet si çokollata, hamburgerët ose pica, janë jashtë menysë.
“Një ditë para ndeshjes, duam të sigurohemi që ta bëj ushqimin vërtet të shijshëm. Por, do të ketë gjithashtu shumë proteina pa yndyrë, ndoshta gjeldeti ose pulë. Do të jetë një sasi e shtuar e karbohidrateve dhe ato karbohidrate mund të vijë nga kudo.
“Mund të jetë një pjatë plot me makarona me pak pesto. Në atë moment, mund të prezantoni edhe një çokollatë. Trupi i tyre do ta ruajë atë brenda natës, në mënyrë që të mund të luajnë të nesërmen. Do t’u japë energji të nesërmen për lojën. Dhe pastaj është pothuajse e njëjta gjë në ditën e lojës”.
View this post on Instagram
“Pas ndeshjes, bëhet fjalë për rikuperim, që do të thotë se shefat e kuzhinës mund të heqin shumë kufizime për ata që i ushqejnë. Pas ndeshjes, ka të bëjë me përpjekjen për të rikthyer gjithë atë energji që ata e kanë shpenzuar brenda 90 minutash”.
“Në këtë rast vjen një hamburger ose një pica, diçka që ka shije shumë të mirë, është vërtet e shpejtë dhe e përshtatshme për t’u ngrënë, në mënyrë që ne t’i furnizojmë me karburant. Atëherë, ata do të jenë në gjendje të rikuperohen më shpejt, sepse mund të kenë një lojë përsëri pas tri ditësh”, ka treguar kuzhinieri.
Meziane ka edhe specialitetin e vet personal që është dëshmuar si një hit te yjet e Anglisë.
“Në përgjithësi, e di që ‘katsu curry’ im (në fotografinë e mëposhtme), është fitues çdo herë me futbollistët. Mendoj se kjo do të jetë trashëgimia ime përfundimtare në FA! Prandaj, mendoj se është ai cikël i vazhdueshëm i përbërësve me cilësi të mirë të gatuar bukur”, ka pohuar shefi i kuzhinës.
View this post on Instagram
Southgate dhe futbollistët e tij janë në duar të sigurta me Meziane, i cili veçmë i ka nisur përgatitjet për Kampionatin Botëror në Katar që zhvillohet në muajt e fundit të këtij viti.
“Fillimisht, duhet ta vë veten absolutisht në mendësinë e duhur, që do të thotë se unë ndodhem këtu që të punoj shumë. Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të siguruar që pjesa ime e makinës së madhe është absolutisht në rregull. Sinqerisht mendoj se do të jetë një turne i jashtëzakonshëm.
“Do të jetë bukur sepse kur ta fitojmë më 17 dhjetor, të gjithë do të jemi në shtëpi në kohën e duhur për Krishtlindje dhe më pas mund të fikemi për një kohë. Personalisht jam shumë i emocionuar për këtë”, e ka përfunduar Meziane rrëfimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë